Ne vend te letres se fundvitit

Nuk eshte nje tradite e jona ende per te bere nje leter ne fund te vitit si per te permbledhur arritjet, te mirat e gezimet e vitit qe lame pas, por mua me ka pelqyer shume kur miqte e mi te huaj me kane perfshire ne listen e emaileve qe dergojne ne fundvit me letren e tyre ku tregojne sesi shkuan dymbedhjete muajt e tij.

Keto jane letra teper personale dhe te mbushur me ndjesi aq te kendshme dhe te buta, sa shpesh perballe imazhit qe mund te kem ne koke per personin qe e ka shkruar, kam mbetur e befasuar.

Dhe une ka disa dite qe po e mendoj kete si praktike sepse me dukej si e nevojshme te beja nje permbledhje te pikave te rendesishme te vitit tim, madje u ula dhe shkruajta ne bllokun tim te shenimeve dhe disa pika (sepse une jam nje njeri qe funksionoj me lista pikash). Por edhe pse e bera kete ne faqen te cilen e emertova si te fundit edhe pse blloku im me spirale metali ende ka disa flete bosh, nuk ia dola te ulem dhe te bej letren e fundvitit.

Mua me pelqen shume te kem nje bllok, edhe pse tashme teknologjia na e ka lehtesuar jeten ne shume drejtime, duke na ofruar dhe mundesine per te mbajtur shenime ne menyre elektronike, por serish ate ndjesine qe kam kur shkruaj ne nje flete dhe kur e gris fleten dhe e bej copa-copa…nuk mund te ma krijoje kurre asnje bllok shenimesh tjeter.
Dite dhe mbremje te mbushura me rrjete sociale, ku neper faqe zyrtare hidhen pafund foto te rendesishmish qe bejne nje lloj shfaqje mbi varferine e njerezve ne pike te hallit. Fytyra te photoshopuara qe ngrihen mbi mjerimin e atyre qe plot shprese dhe mallengjim presin nje pako te vogel elementare per te kaluar dhe pak dite ne skamje. Qesharake dhe e dhimbshme.
Diskutime pseudo-intelektuale te te ashtu-quajturave elita qe ne nje perkufizim te thjeshte klasor perpiqen te perkasin ne ate shtresen e mesme qe aq shume e deshirojme, por qe ende nuk po e krijojme dot, ngritur mbi luksin imagjinar te nje jete qe nuk e kemi por qe aq shume e deshirojme.
Perpjekje per te gjetur veten neper shkrime blogjesh si per t’u arratisur nga realiteti i zymte dhe aq i pavertete. E ku qendron e verteta ne fund te dites?
Viti iku ashtu si dhe erdhi, e shume te tjere do te vijne e ikin, e sigurisht asgje te re nuk ka ne kete pohim. Po letra ku me mbeti?

Ndersa perpiqesha te perqendrohesha per te shkruar kete leter, fokusi me levizte e ishte aq e veshtire te beja nje permbledhje ashtu sic duhej. 

Me ne fund hoqa dore dhe vendosa te kujtoj se cfare kam bere nje vit me pare. Per cudine time mbaja mend aq shume gjera e detaje sa mendova qe duhet te ndjehem e gezuar per kujtesen time te mire e cila jo gjithnje eshte aq e kthjellet, por dhe per faktin se ky vit ne dukje i gjate nuk me paska cenuar anen e brendshme te kujtimeve qe deshiroj te mos harroj.
Megjithate pavaresisht fokusit te munguar, mund ta them me bindje, se ishte nje vit te cilin e jetova, dhe jeta eshte e imja.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s