Mjegull dhe re

Padurimi i kthimit…

Kudo qe te jesh e sido qe te kesh kaluar, diten e kthimit cdo gje te duket ose shume me e bukur sesa eshte ne te vertete ose me e zymte se realisht.

Mua sot mengjesi me zuri mes rrebeshit te shiut, reve te dendura, rrugeve te permbytura dhe nje trafiku teper te renduar. Kur kujtoj sa e sa here e kam kritikuar Tiranen qe mbytet nga shiu dhe rruget qe papritur behen te gjitha te pakalueshme…

Dukej se cdo gje qe ndodhte behej ne funksion te voneses se kthimit.

Harta pafund, kryqezime dhe rruge qe ngaterroheshin sikur nuk donin qe te me leshonin, derisa nje cast e pashe qe makina hyri ne autostraden e duhur. Aty nisa te marr fryme me qete dhe pas cdo kodre me dukej se do shikoja piken e kalimit te kufirit edhe pse e dija qe do te me duheshin disa ore te gjata per te mberritur.

Rete e dendura atje lart papritur nisen te zbrisnin poshte ne forme mjegulle duke na e bere udhetimin si mes nje perdeje te trashe e me cilesi te uleta tejpashmerie. Pas pak fillova te kuptoj se ne po ngjiteshim drejt tyre pasi rruga gjarperonte mes malesh te larte e tunelesh te shumte. Ne cdo kthese shikoja rene e rradhes e kur ndodhesha mes saj mendoja se cili eshte ndryshimi mes rese dhe mjergulles? Shume pikla uji qe kondensojne mbi siperfaqen e tokes, papritmas me shfaqet skema e qarkullimit te ujit ne natyre qe dikur e kisha ne librin e diturise se natyres…


Vecse siperfaqja e udhes kesaj here ndodh te jete shume prane reve e udhetimi behet sa i veshtire aq dhe magjik…


Midis mjegulles dhe reve, tokes dhe malit, une humba…
Advertisements

One thought on “Mjegull dhe re

  1. PARTIRE È UN PO' MORIRE

    Partire è un po' morire
    rispetto a ciò che si ama
    poiché lasciamo un po' di noi stessi
    in ogni luogo ad ogni istante.
    E' un dolore sottile e definitivo
    come l'ultimo verso di un poema…
    Partire è un po' morire
    rispetto a ciò che si ama.
    Si parte come per gioco
    prima del viaggio estremo
    e in ogni addio seminiamo
    un po' della nostra anima.

    da EDMOND HARACOURT

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s