Krishtlindje te bardha

Kete vit vendosem qe pa bere plane te detajuara te largoheshim nga streha jone e rehatshme dhe te iknim diku tjeter per te kaluar Krishtlindjen. 

Qe ta sqaroj qe ne fillim sepse deshiroj te jem e sinqerte deri ne fund, ky ishte nje udhetim nga ata te cilet i deshiron ne cdo muaj te vitit, ne cdo te premte te muajit, ne cdo feste qe shfaqet ne kalendar. Ti e mendon, e ndonjehere e thua se do doje te niseshe, ndonjehere guxon dhe hap dhe faqet e udhetimeve dhe kerkon hotele apo vende ku mund te shkosh. 

Kesaj here ai thjesht erdhi pas nje periudhe teper te lodhshme sidomos menderisht. Fundi i vitit vjen i superngarkuar, ne nje cast kur e vetmja gje te cilen nuk deshiron te kesh eshte pikerisht lodhja. 

Megjithate kur vjen ora, cdo gje behet. Ky mendim ka filluar te me binde se eshte shume i vertete dhe perpiqem t’i bindem edhe pse jo gjithnje ia dal.

Shtepia eshte aty ku ndodhet familja thote nje fjale e urte e meqe familjen e kemi me vete menduam se ne njefare menyre do te kishim dhe shtepine. E thene kjo ne nje periudhe festimesh me tingellon brenda meje shume e vertete.

Udhetimi i kendshem, pamje te bukura gjate rruges te cilat ne me te shumten e rasteve u perpoqa t’i fiksoj me kameren shume cilesore qe ka telefoni im. Kete vit per here te pare nuk e mora me vete kanonin tone shumemegapikselsh, e shkruajta qellimisht me K per te mos bere reklame, por Kanoni yne vertet eshte i pakrahasueshem me aparatet e tjera sado te mira qe kam pasur ne keto vite. 

Ajo qe nuk po me mungon eshte pesha dhe gypi i i lenteve te tij te cilen si gjithnje me bie ta mbaj une me shume kujdes, e sa here duhet te bej nje foto duhet te ndaloj te hap zinxhirin e cantes me kujdes, te nxjerr me kujdes aparatin, te shperdredh rripin e trashe per ta varur ne qafe, te hap objektivin, te bej kujdes me fluturen… E kush e ka thene se te besh fotografi eshte e lehte? Fotografite jane jete, e nuk eshte e lehte t’i jetesosh…

Sigurisht me pelqen te bej pak humor me gjithe procesin qe m’u desh te pershkruaj e ne te njejten kohe qesha me gezim kur iu pergjigja pyetjes per mungesen e Kanonit ne kete udhetim. Nuk e harrova, e lashe me qellim.

Po vertete me paska lodhur.

Megjithe bukurine dhe cilesine e padiskutueshme te fotove dixhitale, ka filluar te mos me pelqeje me ideja e harreses se kujtimeve tona ne hapesirat kompjuterike, sikur kishin me kuptim ato fotot e dikurshme vertet jo aq cilesore por ama te verteta.

Vetem nje detaj dhe nuk do te zgjatem me kete ceshtje. Per te bere foton me diellin qe perendon ndersa makina ecte mes nje rruge te drejte, m’u desh nje cope here sepse per te fiksuar diellin qe skuqte qiellin mes resh e shkurresh me duhet te shmangia shtepi, ndertesa e objekte te cilat shfaqeshin aty ku me pak e prisja.


Endrrat duan shume kohe te vijne, por largohen me shpejtesi.

Ndersa shijoja veren e bardhe dhe sherbimin e shkelqyer mendja me fluturonte tek mbremjet e nxehta e te gjata te veres. Sa shpejt iku vera dhe sa e dua ate motin e mrekullueshem e te ngrohte te Tiranes.

Papritur me jane kujtuar mesimet e anglishtes, fog, rain…

Pikerisht pra, per mua qe jetoj ne nje qytet ku me e teperta qe mund te them eshte se rete e mjegulles krijohem nga ndotja, te shoh mjegull mbi nje siperfaqe te madhe uji (liqenit te Ohrit) eshte nje pamje mbreselenese. E di qe foto perkohesisht me kryenecesi po veshtron nga pjesa tjeter e rruzullit…

Megjithate eshte java e Krishtlindjes dhe kuptimi i vertete i saj qendron tek dashuria dhe shpetimi qe buron prej saj.

Gezuar Krishtlindjen!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s