Ashensori (jo thjesht figurativ)

Te perpiqesh te ruash qetesine ne nje qytet ku te vjen nga s’e pret, nuk eshte aspak e lehte e njekohesisht jo e pamundur. Energjia elektrike qe nderpritet ndersa je duke kercitur dhembet e inatit perse ashensori nuk punon, te duket nje lajm i mire e menjehere te vjen natyrshem pyetja, po sikur te kisha mbetur brenda ne ashensor? 

Por mesa duket ai nuk vjen kur deshiron te zbresesh por vetem ne ngjitje. E c’eshte ky rregull i pakuptimte mendoj me jo pak zemerim ndersa zbres neper shkallet e ngushta. Eshte e qarte qe do doja te mund te perdorja ashensorin edhe ne zbritje. 

Ashensori yne nuk eshte nje ashensor dosido por eshte nga ata qe jane sa nje kuti shkrepese ku edhe nese nuk e ke ditur se ç’eshte klaustrofobia ju siguroj se menjehere do e perjetoni sapo te hyni ne te. Megjithate kjo nuk eshte nje arsye e mjaftueshme per te mos hypur ne te. 

Po si mund te rrojme pa ashensor valle? Sigurisht qe mundemi, por ja qe na pelqen ai i shkrete komoditet. Sa here e shoh veten duke hypur dhe zbritur shkallet pa fund per te mberritur ne apartamentin tone te katit te katert nder shume deshira qe mund te me kene kaluar gjate dites neper mend, ajo me e forta eshte qe te kishim nje ashensor ne pallat. Nuk po i hyj ceshtjes se mireadministrimit te tij, pageses mujore te mirembajtjes, pastertine, etj. 

Une jam totalisht e fokusuar, do doja nje ashensor te vogel, pikerisht ate te voglin per te cilin sapo u ankova ne paragrafin e mesiperm, ate qe te ben te provosh ndjenjen e klaustrofobise, ate qe punon vetem ne ngjitje. Me besoni nuk ka te paguar te ngjitesh me ashensor, e c’jane disa shkalle ne zbritje, asgje nuk jane.

E keshtu ndersa mendoj te gjitha keto e kuptoj qe dyzimi njerezor eshte ndjenja me normale ne kete jete, mjafton te kuptosh se ne cilen ane je qe te vleresosh se cilin qendrim do te mbash.

Ah po dhe dicka, do mbetkemi pa status… E di do te me thone jo ashensorin por trenin. Po e perseris nuk e kam per ta krahasuar ashensorin me trenin. Po mire, ne pa ashensor kemi qene gjithnje, se ndenjem dhe 6 muaj me shume nuk u be nami… 

Mjafton te kemi energji elektrike dhe para per ta paguar ne fund te muajit pa ashensorin aty e kemi, ne mos nje dite, tjetren, do ta marrim!
Advertisements

2 thoughts on “Ashensori (jo thjesht figurativ)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s