Tek lodrat

Ne ditet e ftohta eshte relativisht e veshtire te gjesh vende argetuese per femijet. Megjithate kam identifikuar disa lokale me lodra per femije te cilet jane te mire dhe ofrojne ate qe na duhet, hapesire, lodra, edukatore dhe nuk ka tym duhani.
Qe ne momentin qe hyra ne grupin e mamave nje nga gjerat qe me shqeteson ne menyre te vashdueshme eshte te gjej vende ku nuk ka tym. Vertet duhet bere dicka per ta ndryshuar situaten neper lokale. Nga ana tjeter me shume te drejte mund te ngrihet zeri e te thuhet se femijet nuk duhet te shkojne neper lokale, por ja qe dhe kete nuk e kundershtoj dot.
Sonte deshiroj te shkruaj per nje fenomen qe e kisha vene re por qe sot spikati aq fort sa mu duk e detyrueshme t’i kushtoj kete shkrim.
Kur jemi ne ambjente me femije dhe lodra, pergjithesisht prinderit deshirojne te qendrojne ne tavoline dhe femijet te jene me njeri-tjetrin duke luajtur, e kur ka dhe edukatore aty, ne as syte nuk i kthejme ndaj tyre duke harruar qe ata jane femije te panjohur me njeri-tjetrin, qe edukatorja mund te jete e lodhur dhe e papervoje per tu marre me te gjithe, kur ne vete mezi merremi me nje femi ne shtepi te cilit ia dime cdo teke dhe huq, imagjinoni me 30 femije te cilet vijne nje apo dy ore e ndoshta nuk do te vijne me.
Ndodh qe femijet konfliktohen me njeri-tjetrin per lodrat, apo hapesiren, apo nuk e di perse, dhe edukatoret nuk i ndajne dot, por prinderit ia behin aty duke e ngritur ne institucion nje grindje minimale midis femijeve. Sot dy mama u kapen per fyti para deres se tualetit. Ajo e forta, e mori femijen dhe iku nga lokali, ndersa kjo e buta, vazhdoi perreth 45 minuta te argumentonte me kamarierin dhe cdo njeri te mundshem duke u perpjekur te tregonte sesi u viktimizua nga nena agresive dhe askush nuk i doli per Zot. Me ne fund kamarieri i nervozuar 20 vjecar, sepse duhet te jemi te ndergjegjeshem, punonjesit e ketyre vendeve jane ne moshe shume te re, e ngriti zerin dhe u perpoq ta mbyllte kete ceshtje. Nga fundi i lokalit u ngrit nje baba thuajse dy metra i gjate dhe i doli ne mbrojtje nenes se viktimizuar. Si perfundim vendosen te therrasin policine…
Une po qendroja e habitur ne tavolinen time. Si mundet qe nje gjendje aq banale te precipitoje aq pakuptim ne kete lloj situate? Nuk mundet qe ne te menaxhojme situatat konfliktuale ne nje menyre me te qete, me normale, me komunikim, me miresjellje por dhe me tolerance?
Cili eshte modeli qe na ofrohet e cilin model u ofrojme ne femijeve tane?
Ose terhiqemi sa me larg ne heshtje, ose perballemi dhunshem. Te dyja menyrat te gabuara. Po vlera e komunikimit ku mbetet? Me duket se thjesht nuk e gjej ne boten reale kete gje. Nuk ka me keq kur grinden femijet, por akoma me keq kur nderhyjne ne menyren e gabuar prinderit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s