Shtepia e gjyshes

Sot isha ne shtepine e gjyshes. Prej disa vitesh ajo nuk eshte me mes nesh, por shtepia ende eshte aty. Nuk kisha shkuar me qe prej dites kur e percollen. Ate dite une shkova si gjithnje, e ndersa ngjita kater shkallet qe te mberrija ne apartamentin e saj, ndjeva se energjite mu shteren dhe hapat mu renduan. Dera ishte e hapur, sic ndodh ne keto raste. Ajo ishte e moshuar, dhe ne shtepi nuk u be ai vaji i rende qe aq shume i trembem, por kishte pllakosur nje qetesi qe ndjehej deri jashte.

Nuk kam guxuar tere keto vite te shkoj ne shtepine e saj. Sonte dera e saj ishte e hapur. Ndoqa babin dhe hyra brenda. Nuk di te them sesi u ndjeva. Madje dhe kur u largova nuk guxova t’ia tregoj babit ate qe mendova ne ato minuta. Por ama patjeter doja te pija nje kafe me te. U ulem ne nje lokal dhe folem per shume gjera, e une isha gati te shperthej ne lote por nuk e bera. Gjithsesi jam e bindur se ai e kuptoi shume mire kete gjendje timen, e si rrallehere nuk me pyeti per asgje.

Me veshtrimin tim shpesh te pavemendshem sonte kam pare cdo gje qe kishte lene ajo aty. Cdo gje ishte aty si per te me thene se gjyshja ime eshte aty ende.

Pata ndjesine se do hyja ne dhome e do e shihja aty si gjithnje. Me kishte marre malli dhe per pufkat (stolat me kembe druri dhe jasteke persiper), dhe per perden, dhe per televizorin, dhe per tavolinen e mesit. Dhe cdo cast me dukej se ajo po me veshtronte.

Pa menduar u drejtova nga dollapi ku ajo mbante cokollatat, bajamet, dhe rrushin e thate sepse ne shtepine e saj gjithnje kishte dicka per miqte. Gjyshja ime e mire qe deri ne ditet e fundit te jetes me qeronte mollet dhe m’i vinte ne pjate, qe me ofronte embelsirat qe une kurre nuk i hengra e ajo nuk u lodh te m’i vinte ne pjate sa here te shkoja.

Cdo dite qe shkon e kuptoj me shume sesa shume e kam dashur, vleresuar dhe sesa shume me mungon.

Sot isha ne shtepine e gjyshes, nuk e mbylla dot deren kur ika.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s