Per Anën

Nje nga pervojat me te hidhura te leximit per mua ka qene si per shume bashkemoshatare te mite ne ato vite dhe perballja me ditarin e Anna Frank. Per te gjithe ata qe mund te mos e kene lexuar, apo degjuar, Ana ishte nje vajze e cila mbante nje ditar si shume vajza te tjera. E vecanta dhe madheshtia e saj qendroi ne faktin se ajo ishte pjese e komunitetit hebre dhe ne periudhen e fundit te jetes se saj jetoi e mbyllur dhe e fshehur ne nje perpjekje te pasuskseshme per t’i shpetuar persekutimit, deportimit e dergimit ne kampin e perqendrimit nga nazistet. Nuk kishte si te mos me perfshinin emocionet kur e lexoja. Dhe per here te pare ne jeten time si lexuese, ende pa mberritur ne mes te librit, nxitova te lexoja dy faqet e fundit te tij. Gabimi fatal qe askush nuk duhet ta beje. Me dukej aq e padrejte qe e bera, dhe ndjehesha ne faj kundrejt rrefimit te saj, jetes qe une e kisha te drejten ta jetoja e ajo jo.

Pak hyrje e dhimbshme per nje shkrim ne mbremje…

Gjithsesi e solla jo pa qellim kete shembull, pasi dhe une ne ato vite mbaja nje ditar, teper modest dhe ku nuk di nese mund te gjej ndonje tregim interesant po sadopak te krahasueshem me Anen. Ne momentin qe mbarova se lexuari ditarin e saj, hoqa dore per shume kohe nga shkrimi im i perditshem. Me kalimin e viteve, i rikthehesha mbajtjes se nje ditari, por ne forma te ndryshme, here me histori te shkurtra nga dita, here me poezi apo shkrime totalisht sentimentale, si rezultat dhe i adoleshences apo dyshimeve dhe hezitimeve emocionale personale. Derisa perfundimisht rruget tona u ndane.

Duke qene se sipas konceptit tone te atehershem ditari ishte nje hata e madhe, ishte totalisht sekret, e madje kujtoj se kisha krijuar dhe nje sistem timin te shkrimit me germa te cuditshme apo edhe shenja te cilat i perdorja per te shprehur ne menyre diskrete ato qe mendoja. 

Para disa ditesh i rigjeta dhe u perpoqa te lexoj. Mu kujtuan te gjitha, po te gjitha. Ajo qe mund te them qe me beri shume pershtypje eshte se une keshtu paskam shkruar gjithnje. Dhe atehere kur nuk guxoja qe mendimet e mia t’ia shpalosja botes. I njejti stil, te njejtat ndjesi, frikera, hezitime, dyshime, por dhe gezime e shperthime.

Mesa duket shkrimi per mua eshte nje lloj forme arti per te shprehur ate qe me fjalet e filozofise do ta shpjegoja si perkufizimin e botes se brendshme ne boten e jashtme.

Per te qendruar tek filozofia dhe leximi, ndersa ate kohen tone te leximit klasik e ka zene ne nje mase te madhe leximi i gjerave pa vlere ne rrjet, me dhemb kur shoh sesa pak lexojne realisht njerezit. Por ajo qe me dhemb edhe me shume eshte kur lexoj sesi figura te tilla qe na kane lene nje vrage ne shpirt, perdoren ne rrjet ne nje menyre as me pak e as me shume por te papershtatshme. Nuk mund te perdoret emri i saj per te bere ironi te asnje lloj forme. Thjesht me duket pavend.

E di si me tingellon? Si nje venie ne loje e jetes se pambrojtur per hir te perkatesise. Nuk e toleroj dot.

Dhe Ana shkruante, dhe deshironte, dhe enderronte, po dhe dashuronte, dhe shpresonte, dhe deshmoi ate qe jetoi me nje ditar te vogel e te thjeshte, aspak me publicitet apo faqe te blera e admirues te shitur. Sepse ne kohen e ndyre ku na ra te jetojme, edhe me jeten e mohuar te tjetrit mund te tallemi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s