Po ti ku ishe?

Nentori mesa duket eshte ai muaji qe vjen atehere kur nuk e pret, por qe le gjurme ne historite e kombeve. Nentori i pare, i dyte, perpjekje per nentorin e trete, ehhh more nentor.

Sigurisht pak deshire per te ngrohur mbremjen e dimrit qe me ne fund vendosi te na vije pas nje vere te gjate. Nuk eshte lapsus, sepse e di qe vjeshta vjen pas veres, te pakten kete vit shpresoja shume qe do te ishte keshtu.

Me shume fjale desha te them se ne nentor dicka u ndodh shpirtrave te kombit tone, e ata trazohen, ngaterrohen, ngrihen, perpiqen, kujtohen se po vjen dhjetori e nuk duhet te rrine duarkryq. Perjetova dhe une kete nentor perkujtime e pergezime por dhe frike e pasiguri. Epo mire, i ka jeta te gjitha keto ndjenja.


Desha te mberrij tek aksioni i pastrimit te vendit tone te qelbur. Mos u merzit tani qe po e lexon kete fjale. Perse te merzitesh? A nuk eshte i qelbur?

Ne krah te pallatit ku banoj kishim kater kazane te medhenj ku mblidheshin plehrat e lagjes tone. Kater mund te duken shume, por asnjehere nuk ishin bosh. Madje edhe pse makina e plehrave vinte cdo mbremje per tí grumbulluar e terhequr qe aty, ata gjithnje rrinin plot. Dhe perreth nje papasterti shqetesuese saqe jo vetem nuk mund te hapnim dritaret por as te kalonim aty prane.

Me ne fund njesia bashkiake qe mbulon zonen tone, vuri doren ne zemer, dhe beri nje vend me te pershtatshem per to. Na u pastrua vendi, na u sistemua dhe vend-grumbullimi i mbeturinave.

Deri ketu cdo gje shkelqyeshem.

Para disa ditesh ndersa degjoja dhe lexoja per nismen per pastrimin e Shqiperise nga plehrat ne nje dite, duhet ta pranoj, ndjehesha shpirterisht shume e lodhur nga gjithe zhurmat dhe shqetesimet qe kaluam deri nje jave me pare e ne menyre deri diku te ndergjegjshme vendosa te mbyll sy e veshe perballe saj.

Por nuk ndjehem ne faj per kete.

Diten e aksionit, disi gezoja qe shikoja njerez me doreza e me thase te zinje ne grupe qe perpiqeshin te pastronin sa te mundnin.

Disi qesharake por serish pozitive. Nuk me pelqenin mesazhet qe shikoja ne rrjete sociale, ku ironizohej nje proteste qytetare masive e deri diku spontane, dhe barazohej me suksesin apo deshtimin e nismes se pastrimit ne nje dite. Mú kujtua ajo pyetja qe na benin ne femijeri, kush peshon me shume nje anije me 1 ton hekur apo nje anije me 1 ton pambuk.

E per tú rikthyer tek pastrimi.

Lagja ku banoj une, eshte me rruge e mini-trotuare te paster. Ama fqinjet e mi jane shume te mire per te hedhur plehra nga dritaret e kateve te siperme. Plehra te ambalazhuara neper qese…

Por nderkohe kemi dhe disa fqinje te tjere te cilet edhe pse ne moshe te thyer dalin te pastrojne e grumbullojne dhe plehrat e te pareve.

Rezultati eshte qe rruga na rri e paster. 

Po une cfare bej ne kete mes do te pyesesh ti. Ke shume te drejte, une kete here nuk kam dhene asnje kontribut ne pastrim te territorit perreth, por ama betohem se nuk kam hedhur apo qelbur asnje centimeter katror te ambjentit ku gjalloj.

Megjithate me pelqen te mendoj se njerezit qe per nje dite pastruan, qofte dhe me detyrim, do mendohen dy here para se te ndotin sadopak ate qe pastruan vete. E sikur dhe vetem kjo te arrihet, nuk eshte pak…

Sepse ate epitetin i qelbur nuk e meriton vendi nese me pare nuk e kane merituar njerezit.


Advertisements

2 thoughts on “Po ti ku ishe?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s