Ti je e bukur

Ti je e bukur.

U ule dhe sot si cdo dite para pasqyres dhe kerkove per ate pjesen joperfekte te fytyres.

Dhe une nuk e shmanga dot veshtrimin. Po te shikoja se si ndryshonte kendi i pasqyrimit ndersa kundroje imazhin tend.

Teksa te shikoja, po mendoja se sa e lumtur duhet te ndjehesh per bukurine qe ke. Ne te vertete une nuk e di nese ti ndjehesh e lumtur per kete. Une jam femer, e nuk di te shkruaj fjale aq te bukura per nje femer tjeter. Eshte jashte natyres. Eshte jo-femerore. Eshte e bukur te flasesh bukur per nje femer tjeter. Por ja qe une nuk i gjej dot fjalet. Edhe pse ne te vertete ti i meriton jo thjesht fjalet e bukura, sepse ti e ke pjese tenden bukurine.

Po e di se cfare do te me thuash sot. Do me thuash se bukuria e shpirtit vlen me shume sesa e trupit, se bukuria eshte relative, se bukur te duket nje njeri qe e ke ne zemer, se se se…

I di dhe ato qe thuhen poshte e larte per te bukuren, e di qe cdo femer eshte e bukur dhe se shoqeria deshiron te projektoje shemtine e saj tek ne, e di dhe kete.

Por e di dhe se te jesh e bukur ne ditet tona eshte si nje detyrim jo thjesht personal por dhe social. Social te thashe? Po po, mire e paskam thene.

Te shoh shpesh tek poston fotot e tua me buzet si qershi. Mos me kryqezo per kete qe shkruajta. Une nuk e di si i ke buzet ti. Thjesht di qe ne fotot e tua ato jane gjithnje te kuqe dhe ne forme puthje. E shikon sa e kujdesshme u tregova me ty, nuk thashe buze-rosake por perdora nje fjale me te mire, nje qershi.

Cfare po thoja? Nuk deshiroj te me humbe fokusi. 

Pergjegjesi sociale per te qene e bukur. Pikerisht pra, kete po shkruaja kur me devijoi biseda drejt qershise dhe ngjyres se kuqe.

Ajo qe desha te te them teksa mban pasqyren ne dore, eshte shume e thjeshte.

Ti je e bukur.

Nuk ka nevoje te te pelqej ne fotot perfekte te rrjeteve sociale. E di? Tani kam zbuluar dhe une nje aplikacion, disa ne te vertete por nuk eshte kjo ajo qe doja te them. Dhe cdo foto tenden mund te ta zbukuroj deri ne pafundesi, thjesht me disa veprime. 

Por ti je aq e bukur, sa nuk ke nevoje per keto. Madje kur ti vjen, dhe dita duket sikur zbehet tek te sheh te hysh aq me delikatese cdo mengjes. Eshte pergjegjesi e jotja dhe e shume te tjerave, te sjellin pak butesi dhe bukuri femerore ne kete jete. Dhe ti kete e realizon aq kendshem, thjesht duke u zgjuar. Nuk mund te them me shume fjale te bukura per nje femer. Te kuptohemi, jo se jam dakort me Jungun (cdo femer e bukur eshte burim frike sepse nje femer e bukur eshte pergjithesisht nje zhgenjim), por thjesht nuk mundem. E nuk meritoj te denohem se pranoj kufijte e mi.

E cfare eshte bukuria? Une mendoj se ti ke shume te drejte kur thua se eshte relative. Padyshim qe po. Por nese ti je e bukur, kjo nuk eshte relative, eshte thjesht bukuri.

Largohu te lutem, hiqe pasqyren.

Ti je e bukur.

Uroj qe te ta thone kete gje, sepse une as sonte nuk munda.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s