Rrjetet sociale si nje e mire

Me shkrimin e sotem deshiroj te fokusohem tek anet thellesisht pozitive qe i shoqeron por dhe e frymezuar totalisht negativisht nga perdorimi i cili u behet rrjeteve sociale ne nje menyre pak e thene dashakeqe. E qe te mos hyj drejt e ne rrethin e n-te te ferrit, me mire po provoj t’i marr me rradhe.

Me perkufizim, rrjet social eshte nje rrjet ku kryhen nderveprime sociale dhe krijohen lidhje personale. Nga pikepamja teknike, flitet per nje hapesire ne rrjet, si nje faqe web, si nje aplikacion i cili u mundeson perdoruesve te ndajne informacione personale si fotografi, mendime, mesazhe, me njeri-tjetrin.

Pasi hyn ne nje rrjet social, kupton se nuk eshte thjesht nje rrjet social. Ne to, zhvillohet nje jete e vertete komunikuese.
Mendimi i pare qe te kalon eshte thellesisht pozitiv, aty mund te gjesh miqte e tu. Mund te ndash informacion, mund te marresh informacion, pra mund ta perdoresh lirisht per te realizuar komunikimin ne te tere elementet e tij, duke filluar nga burimi i mesazhit, menyren e komunikimit te tij, mberritjen ne destinacion dhe kryerjen e reagimit apo sic dhe na e mesuan dikur ne shkolle ne mungese ndoshta dhe te dijes se mjaftueshme te asaj fjale ne shqip, realizimin e feedback-ut.
Por aty mund te besh dhe miq te rinj. E mund te besh aq shume miq te rinj sa vjen nje dite kur miqte e tu te pyesin, ku e njeh kete apo ate. Dhe pergjigja eshte nuk e njoh. Ne fakt dhe koncepti i njohjes eshte bere shume relativ kohet e fundit, sepse mund te shkruash pra komunikosh me nje person shume me shume se te flasesh e takohesh me nje mik ne jeten reale. E ne fund te dites, cili eshte me real dhe i vertete?

Per pak humor me pelqeu nje nga keto gag qe tashme jane bere pjese dhe e fjalorit tone te ri te rrjeteve sociale tregonte nje person ulur para kompjuterit.  Ou nje kerkese miqesie e re, paskemi nje mik te perbashket… po ky kush eshte?
E pra gags apo meme jane si tip fotosh apo karikaturash te personalizuara nepermjet te cilave njerezit komunikojne mesazhe humoristike, satirike, ironike, sarkastike, ike-ike…

E per t’u rikthyer tek tema qe deshiroj te trajtoj sonte, vete fakti qe regjistrohesh ne nje rrjet social, tregon per deshiren e madhe per te qene ne komunikim me te tjeret, nje komunikim ky sa i nevojshem por dhe aq i pavertete e i ceket. Nje lloj tregu ku shitet dhe blihet imazhi qe me aq mund e ndertojme ne jete. Komunikim qe na ve ne qender te sulmeve personale dhe pse jo edhe profesionale per hir te nje shakaje, te nje opinioni apo nje miqesie dhe qendrimi thellesisht e thelbesisht personal.

E gjen veten te analizuar, te vezhguar e shenjestruar per nje pelqim prej mospelqimit, sepse sado moderne te duket kjo shoqeria jone virtuale, eshte shume konservatore.

Dhe i ashtuquajturi fshati global (me shume dashamiresi po e perdor kete koncept kaq te respektuar sociologjik dhe ekonomik) shnderrohet ne nje rrjet rural (lexo social) me prirje te egra per te te drejtuar, sulmuar dhe pushtuar ate pak hapesire lirie dhe komunikimi te cilen me aq dashamiresi e ke ngritur duke qene pjese deri ne kufijte e te paimagjinueshmes ne kuptimin e kohes se shpenzuar ne te. 

E kam te pamundur ta barazoj lirine dhe komunikimin ne kete pseudo rrjet social ku ruralja bashkohet ne nje amalgame te frikshme moskomunikimi dhe percudnimi te mendimit ndryshe.

Megjithate me pelqen qe nepermjet komunikimit arrihet te organizohen e grupohen njerez me prirje te mira per te bere nje ndryshim sado te vogel ne kete shoqeri, e cila ashtu si ne realitet dhe ne rrjet ka nje mungese te frikshme vlerash dhe qendrimesh te verteta.
Advertisements

One thought on “Rrjetet sociale si nje e mire

  1. Jam dakort qe rrjetet sociale jane nje gje e mire. Por si ne shume raste te tjera, edhe kjo e mire mund te keqperdoret.
    Anonimati ne rrjetet sociale keqperdoret nga disa perdorues per te neprgojuar te tjeret. Kjo ndoshta e ben te dmd regjistrimin e sakte te te dhenave te perdoruesve!
    Gjithashtu gjuha zyrtare po gjymtohet keqazi ne rrjetet sociale… 😦
    Pavaresisht nga keto, rrjetet sociale jane gjetja e duhur ne keto kohe globale, ku çdo kush ka mundesi te shprehet e (ndoshta) te lexohet. 🙂

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s