Premtime

Kjo eshte hapesira e shenjte tek e cila nuk deshiroj te shkruaj apo artikuloj mendime te cilat sadopak te lidhen me politike. Por ja qe ne jeten tone, padashur politika dhe vendimet e saj na ndikojne aq shume diten dhe fatet saqe eshte thuajse e pamundur te mos ndikohesh. Dikur lexoja se jo cdo gje qe bejme ne eshte politike por ama cdo gje qe ben politika na perfshin dhe ne. E thene kjo, ne menyre te pashmangshme me duhet te pranoj se nuk mundem te jetoj ne nje ene qelqi ku te ndaloj te hyje drita e te mbaj larg erresiren. Kur them erresiren nenkuptoj dhe ato pika te erreta qe ngulmojne te na erresojne shpirtin…

Se fundmi po verej deshtime te njepasnjeshme ne mbajtjen e premtimeve qe i bej vetes. Nje prej tyre ishte se nuk do te shkruaja me per gjera “te rendomta”, pra thene me thjesht nuk do te shkruaja per ato ngjarjet e vockla te te perditshmes te cilat me veshtiresojne jeten e me mbushin me ate marazin qe mblidhet e mblidhet derisa shperthen ne ndonje status aspak etik per publikimin e te cilit pendohem jo pak ne oret qe vijne pas…

Dhe nga ajo vajza e qete dhe e permbajtur, e gjej veten ne nje njeri te mbushur me mllefe dhe pakenaqesi te cilat artikulohen ne publik ose mes miqsh me fjali te gjata te nenrenditura, te cilat dine ku nisin po nuk dine ku mbarojne. E nisin justifikimet e shpjegimet qe me cojne ne nje rreth te mbyllur e shpesh te pakuptimte, sepse burimi nuk ka qene i paster, e nga ndotja e tij ndikohet dhe ambjenti perreth.

Edhe pse une kam rreth dy vite qe nuk lexoj gazeta, e kjo eshte nje zgjedhje e lire e imja, dhe jo cdo dite degjoj lajme ne televizione apo radio, serish rrjetet sociale te cilat tashme jane pushtuar nga dublikimet e gazetave apo politikaneve qe per cdo gje na perditesojne dhe perfshijne ne zhurmen e pandalshme te tyren dhe tonen, une serish perpiqem te rezistoj. 

Nje rezistence e heshtur shpesh, e cila me se shumti me rezulton jo dhe aq efikase sepse ne fund te dites, edhe perballe refuzimit tim per te degjuar, lexuar, apo perjetuar lajmet e hidhura apo te trishta e madje edhe absurde te botes ku sillem e persillem, serish mberrij e ngarkuar aq negativisht saqe mendoj te mbyll sy e veshe dhe te shkoj te jetoj si filozofet ne kerkim te te vertetave universale atje ne pyll. Larg qytetit, larg frikerave, larg politikave e larg rremujes.

Ndoshta eshte me mire te kaloj ne nivel teorik e te merrem sic me ka pelqyer gjithnje te bej, me boten e ideve. Ah kjo bota e ideve… Dhe nga menyra sesi e shkruaj e gjej veten si nje besuese por jo e deshperuar se ajo ekziston, e ne mos e deshperuar pafundesisht e deshiruar qe te besoj ne kete ekzistence. Dhe kur e shkruajta nuk thashe ajo po kjo, pra nje forme e pandergjegjshme e te shprehurit se bota e ideve eshte ketu perballe meje dhe une madje e shoh dhe i drejtohem me nje forme peremri te afert ne hapesire e me thjesht te vendosur para syve te mi.

Kam zgjedhur te mos jetoj ne frike, kam zgjedhur te mos perjetoj me panik. Kam zgjedhur te jetoj!


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s