Festa e ditelindjes

Eshte kthyer ne nje tradite te kendshme festimi i ditelindjeve te femijeve me animatore, muzike, miq e familjare. Tani qe dhe une bej pjese ne grupin e shoqerueses se femijes qe ftohet ne feste, dashur padashur terhiqem ne nje cep te festes duke u perpjekur minimalisht te jem e pranishme vetem ne momentet me te spikatura te festes, kur hyn ndonje personazh i dashur per vajzen, kur vjen torta dhe kur te gjithe kercejne te gezuar pasi eshte fikur qiriri.

Deri ketu cdo gje duket per mrekulli. Por ja qe nuk eshte kjo e gjitha qe desha te them. Ne fakt kur nisa ta shkruaj kete postim disa dite me pare kisha nje sy kritik me te mprehte, por sic thote populli, duhet te flesh mbi mendimet negative e dhe une kete bera. E ndersa ulem sot qe te shkruaj, shoh se mendimet pozitive me dalin mbi ato negativet, prandaj une do t’i dorezohem kesaj.

Mua me pelqejne shume animatoret dhe puna qe ata bejne. Me duket nje zgjedhje shume e mire qe te rinjte bejne per te mesuar nje profesion kaq te kerkuar por dhe njekohesisht kaq te bukur. Eshte shume bukur te punosh neper festa femijesh dhe te perpiqesh t’i argetosh. E akoma me bukur, te arrish t’i organizosh, drejtosh, gruposh ata. Duhet ta pranojme, femijet e sotem jane shume te mire por njekohesisht dhe shume te pavarur e nuk eshte e lehte te merresh me ta.

E nga ana tjeter gjate ketyre festave, gjithmone shfaqen ato deshirat qe na kane mbetur nga femijeria, e te cilat i shikojme te realizohen tek femijet tane. Qofte dhe personazhet qe vijne ne feste, dhe te cilet sillen sikur te jene te vertete, e femijet thelle brenda tyre besojne ne vertetesine e vete personazheve. Nuk mundem ta fsheh me pelqejne dhe me fusin ne nje bote endrrash dhe mua.

Edhe pse nuk jam totalisht dakort me lojerat me plasje tullumbacesh, apo volumin e larte te zerit te muzikes, e madje edhe me llojin e kengeve qe ata vene gjate festave, serish po t’u thuash ata ia ulin volumin, por me keto tullumbacet si t’ia bejme valle?

Ne lidhje me kenget e perzgjedhura, duhet ta pranoj, femijeve nuk u pelqejne me kenge te thjeshta te ngjashme me ato te femijerise sone, “Macja le te lahet” nuk eshte modeli i kenges qe degjon ime bije apo femijet e tjere. Kur i shikoj qe kercejne ne grup me koreografi, dhe me levizje aq te bukura te sinkronizuara e harmonizuara ne menyre aq te natyrshme, me gezohet zemra dhe nuk mund ta fsheh kenaqesine qe me perfshin te teren.

E ndersa festimet e shumta te ditelindjeve te femijeve na kenaqin ne te ftuarve dhe festuesve, une jam ende duke menduar se cilin personazh te zgjedh per ditelindjen time.
Advertisements

One thought on “Festa e ditelindjes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s