Koncerti i nje nene

Ka disa ngjarje ne jete te cilat te lene nje shenje ne shpirt. Dhe kete shenje do provoj ta pershkruaj sot. 

Duke qene se kjo hapesire ku une shpreh boten time, eshte thellesisht personale, edhe kur per nje cast te shkurter hezitoj te shkruaj per gjera qe kane te bejne me privaten time, menjehere e kaloj me nje lloj kurajo qe ia jap vetes duke menduar se sigurisht qe edhe gjerat thellesisht private mund t’i ndaj ketu.

Pak kohe pasi vajza ime kish ardhur ne jete, nje mike me ftoi te pelqeja nje faqe ne rrjetin social per femijet me sindromen down. Nje mike e saj kish sjelle ne jete nje femije me sindrome. Nuk e mohoj, me perfshine shume mendime ne ato dite dhe njekohesisht dhe prapamendimi se si do isha sjelle une nese do isha ne vend te asaj nene.

Vitet shkuan dhe ndersa vajza ime rritet, une e harrova faqen qe kisha pelqyer dikur. Ritmi i jetes qe kemi na perfshin dhe na ben shpesh te harrojme ata te cilet mund t’i ndihmonim me shume nese do t’u jepnim me shume vemendje, te cilen pa as me te voglin dyshim e meritojne.

Edhe pse une hera heres perpiqem te jem aktive dhe te mbeshtes me pranine dhe jo vetem pranine time, ceshtje te ndryshme te cilat prekin shoqerine tone me sfond bamires, asnjehere nuk isha perfshire ne nje nisme per te ndihmuar sadopak kete ceshtje.

Deshiroj te kujtoj me shume mirenjohje nismen qe mikja ime ndermorri vitin e shkuar gjate Krishtlindjeve per te mbledhur veshje, rroba, lodra dhe te holla per femijet e shtepise se Durresit. Thirrjes time ne publik iu pergjigjen shume miq e miq te miqve. U ndjeva mrekullisht e vleresuar qe me ndihmuan, e ne kete menyre dhe une munda te kontribuoj sadopak. Ishte nje jave e mbushur me shume levizje dhe koordinime qe na mbushi zemren.

Per te mberritur tek rrefimi i sotem.

Ne mbeshtetje te ceshtjes se femijeve dhe personave me sindrome, u organizua nje koncert per ngritje fondesh, e pas shume perpjekjesh ia dolem te gjenim bileta.

Pasi mberritem ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ndjeja nje gezim qe shikoja shume te njohur te cilet ashtu si dhe une kishin vendosur te beheshin pjese e kesaj nisme. Nuk e mohoj, ndjehesh mire kur kupton se ndan te njejtat vlera me nje grup njerezisht tek te cilet ti beson.

Tek shikoja sallen qe mbushej me njerez, fika telefonin dhe peshperita me vete nje lutje qe cdo gje te shkonte mire, ne respekt te gjithe asaj dashurie dhe vleresimi qe po tregohej  ne ate salle. Duhet ta them, kurre nuk me eshte dukur aq e vogel dhe intensivisht e mbushur me emocion ajo salle.

Pasi degjova duartrokitjet qe vazhdonin ndersa pritej te hynte ylli i mbremjes, po shpresoja qe te mos degjohesh zile celularesh gjate shfaqjes, dhe me shume gezim me duhet te them se nuk degjuam as celulare, e as zhurma patatinash apo kanacesh qe hapeshin…

Dhe momenti i saj erdhi, ishte organizatorja e gjithe asaj sipermarrjeje, nena e nje femije qe gjeti guximin dhe forcen te ngrihej per te bere ate qe duhet te bejne shume njerez. Jam e sigurt se te gjithe do duan ta mbeshtesin, edhe pse nuk eshte e lehte. Por une ndjeva ne zerin e saj besimin dhe kurajon qe nje nene mund te kete ne forcen e saj. Dhe nese nenat i hyjne nje pune, jam e bindur, qe do ta bejne ate ne menyren me te mire te mundshme.

Me zemer, jam ndjere e dritheruar gjate gjithe koncertit sepse dashuria qendronte mbi ne, ishte dashuria e saj. 

 



Advertisements

One thought on “Koncerti i nje nene

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s