Casti i dyte si rijetim i te parit

Kur lexoja keto dite mbi te ashtuquajturen coroditje njerezore nga ndryshimi i ores, po buzeqeshja me veten, sepse meqe nderrimi i ores si gjithmone ndodh ne nje dite qe eshte pushim, nuk e ndjeva presionin e ndryshimit te orientimit orar. Por ja qe te nesermen kur u ngrita nga shtrati per te rinisur javen normale te punes dhe mua me pushtoi shqetesimi prej kthimit pas te akrepave. Prandaj nuk duhet te qeshesh me sikletin e te afermit, se se shpejti mund te te zere dhe ty.

Mengjesi nisi me nje diell rrumbullak qe me buzeqeshte gjate rruges per ne pune dhe me ate buzeqeshje me ftonte te besoja se korriku ishte ne prag. Korriku thashe? Po po, mire e thashe, sepse vetem si dite fund tetori nuk mu duk, tek shikoja veten qe po me dukej kemisha me menge te gjata si nje veshje teper e trashe per tu mbajtur ne ato temperatura. Per hir te mbrojtjes se mjedisit dhe mosnxitje te tharjes se ajrit te zyres, e ndalova veten te ndez ftohesin e ajrit, por ne te vertete nxehtesia qe me shoqeroi gjate dites duhej shuar njefaresoj.

Ashtu sic dhe e kam ndare me miqte e mi, java a kaluar ishte nje nga ato javet aq intensive saqe nuk te lejon mundesine qe te perjetosh ashtu sic deshiron cdo gje qe deshiron. E si do deshiroja mund te jete pyetja qe vjen natyrshem ne nje rast te tille…

Do deshiroja qe te mundesha “te ulesha” qete mbi cdo perjetim, e ta shijoja me endje, ne te mire e ne me pak te mire sepse nuk kam asnje arsye qe te them ne te keq…

Me mundon fakti qe cdo cast kalon ne menyre kaq te pajetuar e siperfaqesore, ku casti pasardhes nxiton aq shume te te terheqe drejt nje casti tjeter ende pa perfunduar se jetuari te parin…

E kjo rrokullisje castesh me ben te ndjehem se nuk jam ajo qe do deshiroja te isha.

Por ja qe kur degjojme se na duhet te vrapojme literalisht nga nje gje ne tjetren per te mos humbur trenin, na duket si e tepruar, por vertet ka momente kur vrapi eshte me i pakti qe mund te besh per te qendruar ne kohe.

Se dhe koha na eshte bere me abstrakte se vete abstragimi ne kete jete deri diku frenetike qe shpesh na duhet te jetojme. Me dhembi kur lexova se njeriu i mencur duhet te kerkoje te siguroje jetesen pa e cenuar jeten. Me dhembi, sepse puna qe bejme na merr aq shume kohe dhe energji jetesore, saqe kur na vjen rradha te jetojme jeten tone padashur kuptojme qe energjine e kemi lene duke u marre me te tjera veprimtari te cilat ne parim nuk duhet te jene paresore.

Por ja qe per fat, ne nuk jetojme ne koherat apo kushtet te cilat do na lejonin te jetonim me pak pune, ose pa punuar.

E ndersa perpiqem te pranoj ate qe nuk mund te ndryshoj, dhe te jetoj ate qe deshiroj kaloj ne ceshtjen tjeter edhe me te forte sesa te gjitha ato qe provova te rradhis me lart.

A mund te jetojme te njejtin çast dy here? 

Nuk e kisha menduar ndonjehere se kjo pyetje do trokiste ne mendjen time. Por ajo sot erdhi dhe u ul pa as me te voglin hezitim. Dhe per t’iu pergjigjur ashtu sic dhe e meriton, por njeherazi dhe ashtu sic deshiroj dhe besoj, une mendoj se te njejtin cast mundet pa asnje dyshim ta jetosh dy here, e ndoshta dhe me shume.

Eshte gjithcka ne doren tone, sepse dhe vete perjetimi eshte individual dhe personal, e nese zgjedh, mundesh ta jetosh.

Per te gjithe ata qe dyshojne ne kete pohim, nuk deshiroj te jap asnje argument ne mbrojtje te kesaj teorie, thjesht keshtu e ndjej dhe e besoj. 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s