Mikrofoni

Te jesh ne skene, te mbyllesh syte, te marresh fryme thelle e te qendrosh i palevizur ndersa ngrihet perdja e ti je aty perballe publikut. 
Perballe, kjo fjale po me mundon shume keto kohe. Per shume arsye e per asnje arsye te mirefillte njeherazi keto perballje e qendrime reale fizike e psikologjike jane vene ne qender te mendimeve te mia.
Dashur padashur kam filluar prej kohesh te besoj, se ne nuk jemi rastesisht ne kete gjendje mendimi. Ne ne menyre te padiskutueshme jemi bere rezultat i mendimeve tona per veten, e duke qene ajo qe mendojme jemi ne gjendje te shkeputemi prej vetes e te ulemi perballe saj. 
Nje proces jo dhe aq i thjeshte sidoqofte.

Per t’u rikthyer tek fabula. Kush eshte perballe teje realisht ne ate cast? Mikrofoni do ishte pergjigja me me vend mendoj. Ai mjeti qe shumefishon forcen e zerit tend per te mberritur ne cepin me te larget e transmetuar mesazhin tend zanor. 

Por nuk eshte mikrofoni rruga per te mberritur tek njerezit. Eshte thjesht mjeti, e ne mungese te tij asgje e padeshiruar nuk do te ndodhe. 

E nuk mendoj se eshte dhe aq e thjeshte te qendrosh perballe turmes, grupit, mases… Por dhe shume me shume e veshtire te qendrosh vetem…

Dhe ne ate cast qetesie, qe zgjat sa nje frymemarrje e gjate qe dritheron ne rrahjen e forte te zemres ne kraharor, i thua vetes, kendo sikur nuk ke mikrofon, e beje kete sikur te jete hera e fundit qe dikush mundet, me forcen e njeriut kur askush nuk po degjon, por te gjithe e presin qe ti te fillosh te ecesh drejt pikes se mberritjes.

Sigurisht kenga nuk eshte qellimi eshte thjesht fjala qe une perdora per te mberritur.


Sepse nje njeri i mencur do thoshte mjaft i ndoqet endrrat, me mire pyetini ku po shkojne ne menyre qe t’i gjeni kur te kene mberritur.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s