Faqja tjeter

Ky mengjes me ka gjetur me shume mendime tolerance. Nuk e di arsyen por sapo hapa syte relativisht heret per nje dite pushimi, perpara syve kisha disa fjale te shkruara qe me qendronin si nje imazh i skalitur aty ne ate hapesiren midis meje dhe zgjimit. Nuk di nga me erdhi frymezimi per te shprehur ate qe do perpiqem te shpjegoj ne kete shkrim, por di qe edhe ndersa e mendoj ende nuk e gjej fundin e mendimeve.
Me aq sa une kam hyre ne teorite e mendimeve te krishterimit, toleranca si menyre per te mos justifikuar dhunen me ka terhequr shume. Te kthesh faqen tjeter, nje koncept aq i trajtuar por dhe ne te njejten kohe shume i diskutuar me duket si nje nga konceptet me te arrira te kesaj doktrine. Une nuk do te bej mesime religjioni apo predikime ne kete mengjes por deshiroj vetem te shpreh mendimet qe me ngacmon ky koncept.
 
Nese dikush te godet ne njeren faqe, ktheji faqen tjeter. Vjen kjo si nje urdherese e shenjte nga lashtesia. E kam provuar dhe une, sigurisht jo me shume paramendim, por sigurisht me shume mendime dhe analiza pas. Ne momentin qe ka nje krize ne nje marredhenie njerezore, qofte midis miqsh, familjaresh, kolegesh, epror-vartes, etj., kriza perkthehet ne rritje tensioni, perplasje te dukshme e te padukshme, zera qe ngrihen mbi tonet normale e pse jo dhe veshtrime therese. 
 
Te gjithe presin qe te kete nje perplasje, te clirohet energjia negative e pastaj situata te marre nje zgjidhje. Opsioni i dyte eshte ai i mosreagimit, gje qe pergjithesisht nuk e zgjidh krizen, thjesht e shtyn per nje faze tjeter, ku akumulimi i energjise negative mund te jete me i madh ne varesi te zhvillimeve te ngjarjeve. Ajo qe nuk pritet ne keto raste eshte qe njera nga palet te ofroje faqen tjeter.
 
Sepse ky mesim nuk vjen ne forme urdherese, por me eshte dukur gjithnje se ka ardhur shume bute deri ne ditet tona, gjithnje shoqeruar dhe me nje lloj kundershtie te brendshme qe fshihej ne vete keshillen e keshilledhenesit. Mos e perkrah dhunen duke e ushqyer ate. Mos e nxit dhunen duke e perdorur dhe ti. Mos u ul ne nje pozite te pafavorshme ku mungesa e opsioneve te degjeneroje ne nje perkeqesim te marredhenies njerezore. Trego vleren tende te brendshme te perballimit te tensionit ne nje menyre tjeter, e cila gjithsesi mbetet nje rrugedalje e mire.
 
Sepse gjithmone pas ofrimit te nje mundesie te dyte per “goditje” nese mund te flitet per fitimtare, fitimtar nuk eshte ”agresori”. E nese flasim per fitues, fitues nuk je as ti, por eshte e mira ne pergjithesi dhe mungesa e perplasjes konvertohet ne nje gjendje paqe e madje dhe vrarje ndergjegje per ata qe e kane ende…
 

Dite te mbare, me shume tolerance!

 
 
 
 
Advertisements

One thought on “Faqja tjeter

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s