Eshte vajze!

Keto dite jam rrethuar nga video, statistika, informacione, shkrime dhe reagime qe lidhen me te drejten per te qene vajze.

Sa here perballem me statistika te llojit kaq milion aborte u bene vitin e shkuar ne bote me shkakun e vetem se femija qe do te lindte ishte identifikuar si i seksit femer, me kaplon nje revolte e brendshme. 

Per me teper kur shoh video intervistash me vajza te guximshme qe perpiqen te promovojne te drejten e tyre per t’u shkolluar e fuqizuar, ne nje bote dhune e terrori nuk kam se si te mos lendohem e te mendoj dhe une per realitetin e femres.

Degjoj aq shpesh fjalite qe aq shume jam perpjekur t’i shmang nga fjalori prinderor, fjali te llojit:

– Pse keshtu bejne vajzat e mira?
– Ti nuk duhet te flasesh keshtu se je vajze.
– Ti duhet te luash me kete apo ate se je vajze.
– etj.

Dhe ne menyre te pashmangshme nuk deshiroj qe vajza ime te rritet me mendimin kufizues te ngulur ne tru se eshte vajze. Shume mire qe eshte vajze. Te gjithe jemi te lumtur qe eshte vajze. Dhe une vete jam e lumtur qe jam femer. E madje kam qene e lumtur dhe kur mesoja Haki Stermillin me “Sikur te isha djale”, edhe kur degjoja Beyoncen me “If I was a boy”, edhe kur ndjehesha e brishte dhe e pafuqishme, per asnje cast nuk me eshte dukur e padrejte te isha vajze.

Por ku po rriten keto vajza. Nuk me pelqen te flas negativisht per nje ambjent te cilin disi e krijojme te gjithe nga pak. Por nuk deshiroj te degjoj me fjale me nenkuptim negativ per nje femer qe per nje arsye ose per nje tjeter vihet ne nje post, vishet bukur, ka makine te shtrenjte, sillet cuditshem etj. Eshte e drejta e saj te beje c’te doje me jeten.

Mos ndoshta ndonje nga ne ka me shume se nje jete? Une per vete kam thjesht nje, dhe shpesh mendoj se sado qe perpiqem te mos ndikohem, nuk e jetoj ashtu sic dua, edhe per hir te ketyre pyetjeve dhe syve dhe paragjykimeve qe duket se flene ne heshtje, por qe shperthejne ne castin me te pare ne menyren me te furishme te mundshme. Kam frike nga kjo bote ku zgjohem cdo mengjes dhe e di qe te njejten gje ndjejne shume si une, sepse dhe nese nuk kam frike per veten, kam per te, ajo eshte vajze!
Advertisements

One thought on “Eshte vajze!

  1. Po Blerin, te qenurit vajze ka edhe ngazellim edhe frike por mendoj se vajzat e mira jane nje specie ne zhdukje. Sot po na trembin me shume “simotrat” tona sesa gjinia e kundert.
    “asnjehere nuk ndodh qe nje burre te dhunoje nje grua pa patur aprovimin e nje gruaje tjeter” – nuk mbaj mend se cila gua e zgjuar e ka thene 🙂

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s