Muzg

Buze muzgu. 

Dhe ato pak drita qe dukeshin mbi liqen ashtu te zbehta e te mpakura, nisen te shtohen e forcohen ndersa erresira mbuloi kodren qe aq embel zbret deri ne breg. 

E zgjate doren dhe tregove thellesive tej, atje ku ndoshta do te hidhnim veshtrimin nese do te ishim aty bashke. 

Ra muzgu. 

Dhe zerat e fundit qe mbushen shtegun dredharak nisen te humbin nje nga nje, atij shtegu ku ndoshta do guxonim te zbrisnim per te prekur ujin e ftohte. 

Sa i trishtuar dukesh sonte, teksa kalon ashtu heshturazi, me nje veshtrim te kthjellet mbi te. 

Sonte duhet te ishim bashke… 

Sa i munguar ndjehet sonte ky qytet, kur udhet ecin e nuk lidhen mes hapash hedhur. 

Sa i zbrazet ne plotesine e heshtjes se lene aty. Aty ku duhet te degjohej vec biseda e harese tone.

Dhe varkezat u kthyen ne breg e sollen ajrin e thellesive por me kot, nuk me gjeten dot aty t’i pres si cdo mbremje. 

As hena nuk po mundet dot te ndrije udhet, se shume larg ndodhi sonte ky muzg kaq i ftohte.

Ra muzgu, dhe te gjeti larg, duke u thyer ne pasqyren e mbremjes se lagesht e te ftohte. 

Dhe mbremja, pergjon ne prag, e vetmuar dhe aq e malluar sonte ne breg.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s