Fjalë

Diten kur mora lapsin te shkruaj e hyra ne boten e te shprehurit publikisht nuk e dija mire se ne cilen dere kisha trokitur. Pas asaj dere te vogel e te thjeshte, fshihej nje bote e tere e cila me hapte krahet e me priste te hyja ne te.

Pas pak ditesh pasi porta u hap, fillova te kuptoj se ne cilin dimension kisha hyre, e ndjenja e te panjohures dhe kureshtja me pushtoi te teren. Ndersa kaloja nga perjetimi ne shkrim perpiqesha qe pershkrimi te ishte sa me i thjeshte e i drejtperdrejte por ndonjehere edhe e kam thyer kete rregull timin te pashkruar.

E pikerisht ne ato caste, kur pa arsye por thjesht si nje zgjedhje e momentit e cila me mire perfaqesonte mendimin tim te asaj ndjesie, kur jam shprehur ne menyre te nenkuptuar e ne dukje te paqarte, me duket se jam lexuar e kuptuar me drejt.

Ndryshe nga nje liber permes te cilit transmetohen dije e per kete arsye duhet shkruar ne menyre qe te kuptohet nga lexuesi, une permes shkrimeve te mia, sikur jam mesuar qe te shpreh ne menyre sa me te fundme e shteruese ato qe me japin nje impuls per te shkruar. E ndersa shkrimi i afrohet fundit, nese me kaplon qetesia atehere kuptoj se ia kam kryer kete sherbim edhe kete here vetes.

Nje ndjenje clirimi qe zakonisht me perfshin ne castin e venies se pikes mbyllese te fjalise perfunduese. E shpesh ajo fjali eshte thjesht nje motiv per te hapur nje dere te re diskutimi apo mendimi, sepse shpesh e gjej veten pa deshire per te kerkuar zgjidhjet apo te vertetat perfunduese. E kush jam une ne fund te dites qe te mund te zoteroj te vertetat e universit?

Nje fjale e perdorur ne kuptimin e saj te pare eshte shpesh me e forte se te gjitha kuptimet e tjera te fshehura apo nenkuptuara. Por une jam mirenjohese per gjuhen tone dhe mendimet qe ajo ngacmon sepse jo rralle per fjale e koncepte te shprehura ne menyren me direkte te mundshme kam marre komente te nenkuptuara apo te themi reagime te pamenduara ne castin e pare nga une. Kjo eshte forca e fjaleve, te cilat me fuqine e tyre na vene ne loje shkrimin, leximin por dhe kuptimin.

Faleminderit gjuhe!



Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s