Perballe

Pasditja me gjeti me nje sens te forte humori dhe gezimi ndaj diellit te forte e qiellit te kalter qe dukej nga dritarja e zyres time.

Lulet, te vertetat,  jane ato qe e bejne te cmuar cdo veshtrim hedhur pertej ekranit te kompjuterit. Sigurisht qe dhe brenda tij mund te gjej pafund lule e fusha te gjelberuara, por ato qe me kenaqin syte sadopak jane vetem keto pak lule ne parvazin tim.

 

Qielli sic e thashe me lart ishte blu, por drita e forte perballe nuk e lejonte kameren te fiksonte ngjyren e tij. Ndersa shkruaj kete fjali shume natyrshem me vjen ne mend togfjaleshi ”te fiksosh ne celuloid”, nje togfjalesh shabllon ky qe me eshte ngulitur prej vitesh ne tru dhe qe une gjithnje refuzoj ta perdor.

Ne foto duket nje pallat misterioz qe qendron aty kushedi prej kur. Me eshte bere dhe mua pjese e dites, e veshtrimit, e hapesires, e kufizimit. Gjithnje mendoj kush banon aty, a perpiqen ashtu si une te shohin pertej xhamash te ftohte?

Nuk duket asgje pertej tyre gjithsesi. Dhe kete ma pohon nje tjeter dikush kureshtar qe nese do te shihej dicka, do te dukej dhe nga kafeneja e vendosur po aty ne katin e dyte. 

Cuditerisht ky pohim nuk me jep qetesi, perkundrazi. Disi me shqeteson kjo kureshtje njerezore per te shkuar pertej te dukshmes.

Padashur me kujtohen fjalet e profesorit tim te preferuar teksa perpiqej te na thjeshtonte Kantin dhe te na shpjegonte konceptin e kohes e hapesires perballe njeriut.

Po njekohesisht me vijne ne mend dhe fjalet e shoqes sime e cila dje ndante te njejtin mendim apo pershtypje me mua, se ne te brezit tone ishim pak me ndryshe ne menyren si i perceptonim dhe perjetonim idete filozofike.

Nuk ka asgje te vecante ne kete pohim sidoqofte, sepse kete mendim mund ta kene shume breza me te drejte.

E c’lidhje kane keto me foton ne fjale mund te mendoje shumekush. Ka lidhje ka…

Se ai pallati i vendosur aty ne hapesire e kohe perballe meje e ka gjithe fajin…
Advertisements

One thought on “Perballe

  1. Me kujtove filmin “La finestra di fronte”.
    Dikur, ne kohen kur punoja ne radio, nje nder temat e bisedes me degjuesit ishte -dritarja perballe-. Pra, cfare shihni ne dritaren perballe?
    Pergjigjet me te trishtuara ishin ato qe kane te bejne me ngushtimin e hapesirave publike. Shume thane se shikonin vetem dritaren e komshiut. Te mbahet fryma.
    Sa me fat jane ata qe shohin nje kopesht, nje liqen, ose cfaredo hapesire ujore te kalter, qofte edhe nje shatervan.
    Eshte ne natyren njerezore te doje te dije se ç'behet pertej “atij muri” qe sheh cdo dite. Me beso Blerina, nese e shuajme kuriozitetin, muri nuk do jete me intrigues :)))

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s