… vs …

Ne nje dite te vrenjtur me shi si kjo e sotmja, nuk mundem ta mohoj, perpiqem te qesh e te gjej pak gezim perreth edhe kur ne te vertete nuk ndjehem ne ate gjendje emocionale.

Edhe pse mbreme shkruajta relativisht gjate, duke u perpjekur te permbledh nje tufe me pakenaqesi qe nxitonin kush e kush te te mbyse me pare shpirtin, serish kam ate ndjenjen qe te mbetet pasi ke menduar dicka te keqe, apo ke thene dicka te cilen nuk deshiroje vertet ta thoje… Por c’ti besh atij inatit te momentit, qe ngre krye dhe te ben te dalesh jashte asaj sjelljes te mirepranuar se ti duhet te jesh e urte, e buzeqeshur, e sjellshme dhe e mire.

Madje me ndodh qe ta gjej veten duke thene se jam e lodhur, ne nje kohe kur e verteta eshte qe nuk jam e lodhur, jam e merzitur. Lodhja eshte nje genjeshter e madhe qe ne rradhe te pare ia them vetes, pastaj njerezve qe me rrethojne, pastaj atyre qe merakosen dhe me pyesin a jam lodhur, pastaj filloj e besoj dhe une, dhe ne fund bie te fle aq e lodhur.

Ne nje kohe kur ngarkesa e pesha me e madhe qe me duhet te mbart pergjate ketij rrefimi te genjeshtert eshte thjesht ndjenja e merzise dhe e boshllekut. Ndjenja keto te shkaktuara mendoj thelbesisht nga te ndjeret e pafuqishme per te ndryshuar ato qe nuk mundesh e nuk varen absoulutisht nga une.

Dhe pervec kesaj e gjen veten duke bere nje super buzeqeshje e duke u shfaqur gjithnje me pamjen standarte te njeriut te cilin mund lehtesisht ta identifikosh qe ne largesi nga buzeqeshja e ngjitur me aq mjeshteri ne fytyre. Por jo, jo o njerez, nuk duhet te jete keshtu, nuk ka perse te jete keshtu.
Ajo qe ndonjehere me ben te ve buzen ne gaz edhe me fort, eshte fakti se te gjithe te tjeret po ashtu si ty, ndjehen aq “mire”. Dhe papritur e ndjen ne ajer sesa shume shtirje ka perreth, aq shume sa nuk mundesh te perceptosh nje ndjenje e nje fjale te vertete qe te te jape force se ti nuk je vetem, nuk je vetem ti qe ndjehesh ashtu.
Dhe me vjen ne mend ai koncepti i mirenjohur i mureve. Sipas tij, ne ngreme mure perreth, jo per t’i mbajtur te tjeret jashte tyre, por thjesht per te pare se cilet persona  do kene aq kurajo, force e dashuri qe t’i rrezojne ato mure, per te mberritur tek ne…

Dhe pse duket sikur flas, sikur shprehem, ne te vertete mendoj se asnjehere nuk eshte mjaftueshem per te thene ate qe vertet kam brenda meje. Kjo ndoshta eshte si rezultat i pozicionit te Merkurit ne shenje…sigurisht qe nuk e kam seriozisht kete qe sapo shkruajta.

Ajo qe mendoj tani ne kete cast, eshte se jeta eshte shume e cuditshme dhe e bukur njekohesisht. Madje kam filluar te besoj se nuk ka vertet nje fillim apo nje fund, por ka shume fillime, zhvillime e shume rifillime te cilat te mbushin me gezim ose thjesht te lodhin…

U kuptuam besoj, lodhje ne te vertete eshte merzitje…
(Foto nga web) 
 
 
Advertisements

3 thoughts on “… vs …

  1. “Lodhja” nuk eshte vetem merzitje. Eshte shume ndjenja. Mungesa e vullnetit per te thyer muret, eshte pafuqia kunder padrejtesive, zemerim i shtypur nga barra e kotesive dhe peshave qe na rendojne nga shoqeria dhe nga zeri i brendshem. Ky moti vjeshtuk e ka fajin. S'e di nese e shkakton apo e nxjerr ne pah por e di qe eshte aty.

    Like

  2. Leggevo…leggevo tanto…e imparavo, imparavo tanto… Ma qualcosa non girava nel verso giusto…me lo sentivo dentro…eppure mi piaceva imparare, capivo un sacco di cose di me stesso…ma quel qualcosa continuava insistentemente a non girare…
    Finché un giorno, torturato da questo tarlo, persi la pazienza e chiusi di botto il libro che stavo leggendo… E all'improvviso compresi! Di colpo lo sapevo!! E non c'era dubbio! Per tanto tempo avevo imparato dagli altri, osservandoli lavorare, assistendo alle loro scoperte… Ma non mi ero mai cimentato in nulla…avevo solo copiato il loro sapere ma senza affrontare il loro sforzo… Così misi via il libro e uscìì nel mondo, per vederlo con i miei occhi…non più attraverso quelli di qualcun altro. impressionatta dall tuo raconto Cara Blerina.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s