Fund shtatori

Nuk e ka fajin sistemi i ri iOS7 qe nuk kam shkruar keto dite. Madje as modifikimi i pare qe iu be pak dite pasi doli. Po e vertete, ende nuk po e pranoj kete ndryshim rrenjesor te pajisjeve te mia te dashura te komunikimit. Gjithsesi, me duhet ta them, sa fillova te pelqej prej se largu androidin pra kundershtarin me te madh te molleve…molla menjehere e kuptoi dhe me tha te qendroj me te, sepse ndryshimi qe do me ofronte nuk do te me lejonte te largohesha.

Gjithsesi, ritmi i diteve te mia ka filluar te jete pikerisht ai qe prisja, e niveli i ngarkeses i shoqeruar tek tuk me stres te pashmangshem perpiqet te ndikoje ne ate pjesen e bute te pambrojtur timen.

Ndersa isha zhytur ne ekranin e kompjuterit tim ne pune, detyrat e njepasnjeshme nuk me lejuan te shoh se jashte kishte shtruar shiu. Vetem kur dola ne pushimin e drekes e ndjeva ate te ftohtin qe te perfshin kur ende ke veshur sandale nderkohe qe temperaturat jane ulur ndjeshem. Por une isha shume e zene per ta kuptuar apo edhe thjesht per ta vene re kete gje.

Oret e tjera kaluan edhe me shpejt se pjesa e pare e dites, dhe kur mbarova te gjitha gjerat e mundshme jashte shtepise hyj brenda me deshire shume te madhe per t’u clodhur. Por mesa duket kjo nuk qenka dita e duhur per te perdorur kete fjale.

Per te gjithe ata qe mendojne se te kesh kaluar gjysmen e te dieles duke pastruar e rregulluar, do te thote qe te henen ne mbremje kur gjithe diten nuk ke qene ne shtepi, cdo gje do te jete ne rregull, me lejoni t’ju them se nuk eshte keshtu.

Vajza deshiron te haje pjaten e saj te preferuar, e kur ia ve perpara me shume dashuri, ajo refuzon duke te thene se nuk i hahet. Ballkoni i hapur pervec se me uje nga shiu i dendur, eshte mbushur dhe me disa rroba qe era e forte i ka shkulur nga teli dhe i ka rrezuar mbi dysheme. Dhe pellumbat e djeshem qe me kot u perpoqa t’i largoj nga streha mesa duket jane rikthyer serish e na kane pershendetur… 

Perfundimi nuk eshte shume i veshtire per t’u marre me mend, duhen lare serish. Epo nuk eshte fundi i botes mund te mendoje shumekush per sa kohe kemi “nusen” automatike qe na lan rrobat. E vertete, por kur mendoj se sa shume rroba kam palosur per ore te tera nje dite me pare, me e pakta qe shpresoja ishte qe te qendroja te pakten dy jave pa e bere kete proces. E di kerkoj shume…

Sikur nuk permenda gje per pirgun e eneve qe sapo i lan rikthehen aty… Epo mire se nuk do i bej gjithe ankesat sonte.

Hap emailin e punes per t’iu pergjigjur atyre emaileve qe erdhen ndersa behesha gati te ikja, dhe si papritur shoh se neser eshte dita e pare e tetorit. Ok, iku dhe shtatori e une ende nuk shkova dot tek ajo kodra e dashur e mbushur me vreshta… 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s