Pyetje pa perse

Shpesh me ndodh qe te me pyesin se cfare shkruaj ne kete blog? Sigurisht kete pyetje ma bejne ata qe nuk me lexojne, por dhe disa qe rralle me lexojne. Ndoshta pikerisht keto dy grupime nuk e kane shume te qarte ate qe ndodh ne kete hapesire. Dhe une sonte pavarsisht pergjigjeve here me humor e here seriozisht qe jap kur me behet kjo pyetje, po mendoja ne menyre te paprogramuar se cila nga pergjigjet eshte ajo qe ne fakt duhet dhene ne keto raste?

Pasi u mendova per nje cast, nje cast qe nuk zgjati me shume se pese sekonda, sepse mendimet e veteqarta nese jane aty, shfaqen menjehere pa pasur nevoje per te menduar gjate, konkludova qe une ketu kam shkruar per cdo mendim qe ka krijuar aq ere ne mendjen time sa te me levize mendimet e t’i beje te vendosen ne rradhe per te dale ne siperfaqe. Siperfaqja ne kete rast eshte thjesht fleta e bardhe ne forme ekrani, ku here pas here, sapo gjej kohen e deshiren e duhur, me pelqen te shkruaj mendimet e mia pa i ndaluar apo hequr ndonje copez jo domethenese.

Perse gjithe kjo vemendje e kushtim ndaj kesaj pjese times? Per nje arsye shume te thjeshte per tu artikuluar e shprehur, nese nuk do te shkruaja ketu, do me dukej se nje pjese e imja kish humbur. Po, une kam cfare te humb ne kete sfide, sepse vertet e bej me kaq deshire dhe perkushtim, te shkruaj dhe te shpreh ne menyren qe gjithnje kam dashur ta bej, si nje pasion te fshehur e te drojtur.


Per tu rikthyer tek e sotmja. Pas nje dite pergjithesisht te mire, nuk thashe pa lodhje, por nga ato ditet te cilat nese e kthen veshtrimin pas nuk te duket nje dite per te cilen duhet te merzitesh se shkoi, mbremja me gjen duke u perpjekur te rivendos kontaktet e komunikimin me disa shoqe te miat te cilat per te thene te verteten here me humbin e here u humb, por kur rigjehemi eshte si te kesh nje frymezim te ri per ta pare diten ndryshe.

Hap rrjetin social te preferuar dhe ve re qe shume prej miqve te mi jane bllokuar para tv duke ndjekur biseda e diskutime politike. Pikerisht kete gje une s’mundem por dhe deri ne njefare mase nuk deshiroj ta bej. Sikur me dhembin veshet nga zerat qe artikulojne fjale e fjale pa fund, nuk mund te them gjithnje me nje fjalor urrejtje, por ne shumicen e rasteve eshte keshtu.

Me mire pranoj te shoh filma per femije, ose te mos shoh asgje. Pak e shkeputur nga realiteti vertet, por ne fund te fundit me mire e shkeputur sesa te me merzise aq shume me ato qe me ofron…

Dhe sic rendom po me ndodh kohet e fundit, kjo foto me beri te ve buzen ne gaz edhe pse nuk ka lidhje me shkrimin, qe ne fakt po ta shoh thelle-thelle eshte ca i pafokusuar por i sinqerte si gjithnje…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s