Fundi i korridorit

Per disa kohe ndanim te njejten kthese aty ne korridor. Cepi yne ndodhej pothuajse ne fund te nje korridori i cili me dukej shume i gjate, nen dritat e bardha neon dhe me deren e sigurise ne dy anet e tij.

Dritarja e madhe pas shpinave tona, edhe pse me xhama te erresuar, ishte nje burim i mire drite dhe jete. Natyra qe shpalosej pas saj, vecanerisht ne ditet e pranveres apo dhe fillimit te vjeshtes, ishte nje nga kenaqesite me te medha te dites. Ne ato dite e linim pak hapur kanatin dhe ndjehej aroma e mire e pemeve dhe e barit te njome.

Ne nuk flisnim shume, e shpesh mbylleshim ne boten tone midis syve dhe ekranit. Madje ne me te shumten e rasteve muzika qe vinte nga kufjet na e ndalonte teresisht komunikimin e panevojshem ne momente qetesie.

Pak nga pak, korridori yne i qete nisi te popullohej e te mbushej edhe me shume sesa mund te kishte menduar ai qe e dizenjoi projektin e nderteses. Nje dite te bukur e pame veten ne nje kthine korridori te mbushur me tavolina e dollape, dhe nje dere e munguar ne forme hapesire sa per te kaluar nje person, hapesire e cila krijohej nga vendosja e dy mureve falso prej nje materiali te cuditshem. “Mure’ ideore qe perpiqeshin te na ndanin kthinen tone ne ambjente te ndryshme ku mund te punohej ne privatesi.

Por vetem kjo nuk u arrit ndonjehere.

E megjithate njeriu mesohet ne te gjithe kushtet, sado te mira apo me pak te mira te duken ato ne ate cast apo ne shume caste qe ndjekin njera-tjetren. Vetem kur e gjen veten qe me nuk degjon as kolegen qe te flet, as kolegen tjeter qe bisedon ne telefon, as kolegun qe diskuton me intonacion pak te ngritur, dhe vetem ndonje zile e telefonit te tryezes te permend se dikush po te kerkon.

Mbyllesha ne boten e komunikimit elektronik dhe ajo dukej me se e mjaftueshme per te kryer detyrat me efikasitet.
Here-here para fytyres na kalonin kolege te tjere, miq, te ftuar, te panjohur, dhe derisa te kuptonim se nevojitej veshtrimi yne, syte tane mbeteshin te fokusuar ne ekran.

Edhe ecejaket e shumta e te shpejta, ndonjehere ne gjysem vrap te tentuar neper kthesat dhe cepat e tavolinave tona, nuk na benin me pershtypje…

Nje dite qetesine tone ne dukje, e shkundi nje e perplasur dere e forte. Veshtrimet tona u kryqezuan me habi por dhe me nje deshire te forte per qeshur.

Ishte po i njejti person qe na shkundte ne te gjitha menyrat e mundshme.

Nuk e mbajta dot te qeshuren dhe nga fundi i korridorit u degjua shprehja qe na mbeti ne historikun e kthines sone “Epo ka nevoje njeriu per nje dere!!!”.
Foto nga web




Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s