Metamorfoze ne tentative

Vjen nje cast kur ndjehesh si ai insekti i vogel, i parendesishem, qe gjallon per nje kohe aq te shkurter por jo i pashperblyer per stermundimin e zvarritjes per te levizur nga nje pike ne tjetren.

Po shume e vertete, po flas per gjendjen e krimbit e jo te kermillit. Se dhe midis tyre, zvarritjet kane kuptime te ndryshme e ndoshta dhe te pakrahasueshme ndermjet tyre.

Te zvarritesh ne perpjekjen per t’u ngjitur ndersa ne gjendjen e padijes per te ardhmen tende te ndryshme eshte nje pervoje qe nuk mund te kete pike-takimi me zvarritjen e perjetshme drejt nje fundi te gjate e te sigurt. Si per ironi kermilli kete zvarritje duhet ta beje duke mbartur dhe vete ngrehinen e qenesishme te te kuptuarit te botes perreth tij.

E sa rrugetim te bukur e motivplote ben krimbi ne kete menyre.
Hyn ne dhome sic ben ne menyre te pamenduar e te shumeperseritur gjate jetes si nje vemje zvarritese qe ne syte e te tjereve klasifikohet si nje qenie me e lartesuar, pikerisht krimbi dora vete, shumekembeshi do te thoshte shumekush.

Ne gjysem erresire syte shquajne vetem konturet e objekteve te cilat me teper mund te imagjinohen e mendohen ne mungesen e drites se mjaftueshme.

Por si gjithe qeniet shume te afta per te veshtruar pertej shikimit, edhe sonte syte mund te shohin me tej. Sepse per te pare duhen shume me shume sesa thjesht syte.

E nese kerkon lumturine permes atij veshtrimi, do te kuptosh pashmangshmerisht se sa me shume te rendesh pas saj aq me fort do te zhgenjehesh. Deri sa nje dite veshtrimi yt te drejtohet nga interesa e objekte te tjera deshire, ajo do te ulet mbi supin tend e do te te shohe me syte e bukur e te embel te mbushur plot jete e drite. Pikerisht ate driten e munguar qe te udheheq e te ndricon neper erresire, aty ku vetem me sy nuk mundesh te shohesh.

Kur erdha sot, bashke me mua hyri nje flutur, isha une qe perpiqesha te hyja perpara meje…

Advertisements

One thought on “Metamorfoze ne tentative

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s