Çështje durimi…

Mbremja e sotme erdhi pas nje pasditeje te kendshme me prinderit. Nuk mund te them se jam femija ideal, e madje shpesh kam ndjenjen e fajit kundrejt tyre. Asnjehere nuk qendroj mjaftueshem me ta, asnjehere nuk arrij te bej cdo gje qe ata duan prej meje, e per me teper me duket se shume kerkesa e porosi te tyre i harroj. I harroj perkohesisht, deri ne castin kur jam para deres se tyre, zilja ka rene dhe degjoj hapat nga brenda qe afrohen per ta hapur. Mos! Babi me kishte porositur…

Pikerisht ai eshte casti i kthjellesise, dhe cdo detaj qartesohet e vjen ashtu i paster e i shndritshem… Si e harrova dhe sot?

Babi te lutem me kujto neser, jam gati t’i pergjigjem veshtrimit te tij qe me duket sikur me cpon thelle. Nuk mundem t’i them se perseri harrova ta kryej porosine e tij. Por ai nuk ka nevoje per pergjigjen time, tashme ai e di keshtu qe ne nje gjendje te heshtur marreveshjeje syte tane kuptohen dhe ne vazhdojme te mendojme per te tjerat.

Heshtjen e thyen mami, e cila ndryshe prej tij nuk te le te ndjehesh ne faj por ta fut doren aty ku te dhemb, ta kap shpirtin e ta nxjerr jashte dhe me gjakftohtesi te pyet, e bleve ate qe te tha babi dje?

Mami te lutem mos ma bej kete, jam gati t’i lutem. Por ja qe krenaria ime nuk me lejon te them se edhe sot harrova, e menjehere kaloj ne realizimin e planit B dhe perpiqem te argumentoj se sot kam ardhur per t’i cuar pikerisht atje ku ata mund te blejne ate qe me kishin porositur. Te gjithe e kuptojme situaten e ndere ne dhome dhe vendosim te dalim qe te permbushim deshirat tona, te blejme dhuraten qe kerkonte babi, te kenaqim mamin qe ia plotesuam kerkesen babit, te kenaqim mbesen qe me ne fund ka mundesi te haje akullore me nenen e gjyshin, e ne fund te qetesojme ndjenjen e fajit qe me ka kapluar kundrejt tyre.


Nuk kam shkruar ndonjehere per gjendjen e renduar te trafikut ne nje prej rrugeve hyrese ne qytetin tone. Eshte nje nga ata akset qe prej vitesh lengojne nen pluhur, ngushtice, ndertim, rrenim…

Ne vitet qe kalojne aq shpejt vetem dicka nuk po ndryshon ne kete rruge, sjellja e shofereve dhe rreshtimi i tyre ne tre korsi per t’u kthyer drejt qendres, korsia e katert? Thjesht nuk ekziston…

Mami nuk eshte modeli i pasagjeres me te mire ne bote, eshte ne ankth qe ne castin kur hypen ne makine e deri nje jave pasi ka zbritur. Komentet e saj nuk mbarojne dhe tensioni sa vjen e rritet. Ndjej se ora e fundit e shpenzuar ne trafik dhe pak do te me nxjerre ne pah anen time te erret. Ate qe as dritat e gjata te makinave qe me kot perpiqen te vijne perballe nuk munden ta ndricojne edhe pse syte e mi u verbuan per pak sonte…

Edhe kenget e mia te preferuara po me krijojne nje ndjenje nervozizmi. Dhe Avicii me kengen e tij me zgjo kur kjo te kete mbaruar nuk po me ben te ndjehem me e qete. He babi, a duhet te kthehemi dhe ne? Te gjithe po kthehen, i them ndersa si gjithmone perpara tij kam pafund nevoje per aprovim te veprimeve te mia.

Blerina te lutem, rri mire tani, nxiton mami e frikesuar nga erresira, dritat pa fund, zhurma e makinave, pluhuri qe ngrihet nga pjesa e paasfaltuar e rruges, me pak fjale nga cdo gje…

Papritur ndjehem aq e lodhur dhe nje deshire e zjarrte per ate divanin e rehatshem me perfshin te teren. Po nuk mund te rrime gjithe naten ketu o ma, jam gati te shperthej… Por ne vend te kesaj, perpiqem te ruaj qetesine dhe ta qetesoj dhe ate, sa mire qe po kthehemi o ma dhe nuk na nxiton asgje. 

Kthehu!

Nje fjale e babit mu desh per te fluturuar si shigjete ne te kundert me trafikun e tepruar te mbremjes.
Ku te nxjerr kjo rruge vjen pyetja e rradhes prej mamit qe me nuk e fsheh padurimin e saj. Kaq ishte dhe durimi im per sot. Ne Tirane mami!




P.S. Durimi eshte virtyt. Duhet ta kujtoj me shpesh kete!

Advertisements

18 thoughts on “Çështje durimi…

  1. Duhet te kesh qene shume mire ne hartimet e tetevjecares komuniste…se je akoma aty. Ne rastin e ketij komenti, durimi im u sos pasi lexova disa shkrime.

    Like

  2. Blogjet apo faqet me shkrime nuk jane gazeta, as detyra shtepie, po do ti lexosh i lexon, dhe kaq. Ka njerez qe i pelqejne shume, ka njerez qe nuk i pelqejne. Nuk te detyron askush me lexu gjera qe ste terheqin.

    Like

  3. Kjo e zonja e Blogut duhet pershendetur per durimin qe tregon ne publikimin e komenteve.
    -Nje korrigjim do beja ne idene e atij ju sos durimi:
    -Tetevjecarja eshte thjesht nje cikel shkollor.
    -Periudha per te cilen do t'i referohet durim+sosuri,eshte komuniste(sepse kjo duket nga menyra e te shkruarit)
    Vetem se po mendoja se si ka pas durim qe pas leximeve ka bere dhe koment……

    Like

  4. O Bler, nuk ia vlen te publikosh cdo koment por ti sa tolerance tregon ne jete dhe ketu. Fshije fare e mos u merr. Ti na kenaq me sinqeritetin tend. Suksese

    Like

  5. Cinizmi eshte armiku i sinqeritetit dhe tipave si puna juaj. Se te besh kritike dhe tr jesh cinik do pak pervoje, madje shume pervoje ne lexim. Keshtu qe ju o gra kenaquni me shkrimet se nuk jua heq njeri…sa kohe ka keshtu shkrimesh pa asnje lloj analize brenda, me nje siperfaqesi qe te ben te dridhesh, jepini! Por mos u hidhni me pushke kunder atij apo asaj qe shkruajti nje kritike. a keni b…e me analizu pse eshte kaq e mire kjo 'blogerja'? Dhe sa per ta vazhdu cinizmin e postuesit te pare, mendime te tipit 'isha ne tualet dhe mendova sa e bukur eshte dita' nuk i vlejne askujt. Ne gojen e Michele Obama-s edhe mund te kishin ndonje interes. Keep calm and use your brains!

    Like

  6. Kritika zhvillon! Asgje e keqe nuk vjen nga ajo. Por te lutem, perpiqu te mos na i vrasesh neuronet me gabimet e tmerrshme gramatiko-ortografiko-drejtshkrimore qe ben!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s