Kepucet e dasmes

Stina e veres pervec plazhit e pushimeve shoqerohet dhe me shume dasma sidomos ne muajin gusht. Mua me pelqen shume qe me ne fund ciftet qe vendosin te martohen pervec zhurmes qe bejne neper rruge me makinat qe shoqerojne nusen dhe dhendrin, marrin fotografe profesioniste per te fotografuar momentet e tyre te gezuara.

Dhe dihet qe nuset jane gjithmone te bukura, kush guxon te mendoje ndryshe do te digjet ne ferr…

Ndersa me pelqen te shoh fotot artistike te nuseve e jo ato te bera gjate darkave me familjen, madje mendoj se fotografet duhet ta kursejne pakez veten nga deshira per te publikuar cdo foto te bere neper dasma, kam pare e pse jo dhe pelqyer qe nuset marrin shoqet apo kusherirat e tyre dhe i mbajne si shoqeruese. 

Veshja e shoqerueseve me fustane te njejta me duket shume e bukur dhe e kendshme. Nje lloj solidariteti femeror ne nje moment aq te vecante dhe emocionues ne jete.

Une nuk jam eksperte mode apo veshjesh, por kete vere me ka rene ne sy dicka te cilen deshiroj ta shpreh ne kete post.
Nese vendosni te merrni shoqeruese eshte e kuptueshme qe kjo shoqerohet me nje cmim. Por nese e merrni kete vendim ju lutem cojeni deri ne fund me sukses. Pjesa me e fisme e gjithe veshjes eshte veshja e kembes, e nese ne nje foto shoqerueset kane te gjitha kepuce apo sandale te ndryshme magjia prishet. Lere pastaj kur shikoj foto ku shume prej shoqeruesve duke pasur parasysh rehatine e kembes zgjedhin wedges. Te pakten sa per fotot duhen kepuce te bukura, shume te bukura. Sepse ndryshe nga nje foto e bukur ajo kthehet ne nje foto qe te vret syte.
Mua me pelqejne shume femrat qe neper dasma veshin kepuce e jo sandale. Me duket shume e fisme qe te pakten gjysma e kembes te jete e mbuluar sidomos thembrat. Me teper me pelqejne kepucet e plota por edhe kepucet sandale mendoj se shpesh duken bukur. Nuk e di pse mora guximin te shkruaj per kete teme sot, por vertet u be shume e shpeshte kjo dhe desha ta shpreh me miket e mia te cilat shumica jane te martuara e te gezuara.
Ne keto raste, klasikja asnjehere nuk te le ne balte.
P.S. Kohet e fundit kane filluar te me pelqejne nuset me fustan pak poshte gjurit, e me kepuce me ngjyre te theksuar, me duken thjesht te mrekullueshme.
 
 
Advertisements

2 thoughts on “Kepucet e dasmes

  1. shoqerueset e nuses jane kopje te kulturave te tjera dhe ne momentin qe kopjohen te pakten te behet si duhet…. personalisht me pelqejne dasmat tradicionale shqiptare dhe te gjitha trevat tona kane zakone shume te bukura qe po te mos ekzagjerohen i japin edhe me shume vlera dites se paharruar te ciftit… edhe sigurisht: TE NA TRASHEGOHEN!!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s