Ura

Ura me tri harqe…
Ura e Tabakeve…

Sonte nuk do te shkruaj per urat qe me shoqeruan ne vegjeli, e qe ne njefare menyre ndikuan ne krijimin e nje mendimi personal mbi to. As per uren si nje objekt utilitar qellimi i te ciles eshte shume i qarte e elementar ne te njejten kohe, te bashkoje dy pika te ndodhura larg ne hapesire.

Me ose pa lume ne mes…nuk eshte domosdoshmeri ekzistenca e ujit poshte ures, por gjithsesi mendimi i pare qe me kalon sapo permendet fjala ure, lidhet menjehere me ujin qe hipotetikisht ndodhet ne kembet e saj. Sepse dhe ura ka kembe, e jo dosido…

Sonte do te shkruaj per konceptin e ures, ura si menyra me e shkurter per te pershkuar nje distance e cila eshte e pamundur te pershkohet. Ndoshta e teproj kur them e pamundur, ndoshta do ishte me e kendshme te thoja qe distanca ne fjale eshte e veshtire te pershkohet ne mungese te udhes me te shkurter, ures.

Ura si nje medium qe mundeson kalimin nga nje gjendje ne tjetren.

Ura si nje udhe e sigurt per te kaluar pertej.

Ura si nje menyre per te tejkaluar pengesat.

Ura si nje zgjidhje perballe veshtiresive e problemeve.

Me duket nje koncept kaq i bukur ekzistenca e ures ne trurin njerezor. Ura i zbut marredheniet njerezore ne kete bote kaq te komplikuar.

Hidhe hapin, eja, kalo mbi ure…
Foto nga web

Advertisements

One thought on “Ura

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s