Erdhi shtatori

Iken dhe ditet qe aq shume i prita, e po aq shume i numerova teksa i shihja te zinin njera-tjetren, e sot nuk i besoja syve teksa pasi kaloi mesnata ende isha me telefon ne dore duke pare se si data u nderrua per t’ia nisur nga fillimi nje muaji te ri.

Erdhi shtatori.

Me shume sesa nje thirrje gezimi, eshte nje pohim dhe pranim i realitetit. 

Ky eshte nje muaj qe ka shume histori pas duke nisur nga shkolla qe aq shume na mundoi e na lodhi, por dhe qe na beri ne nje fare menyre te kemi nje identitet ne jete, e ne mos na e dha kete identitet, te pakten na mesoi si ta kundershtonim ate qe kishim.

Pastaj vitet shkuan dhe shkolla ne mos u harrua, u la pas saqe nuk guxoj me te kthej veshtrimin drejt saj.

Sonte do te shkruaj per deshiren per te harruar, per te lene pas, per te ecur perpara. 

Me ndodh te gjendem e rrethuar me skenare merish qe nuk me largohen lehte. I shoh te me ndjekin pas si ato hijet e zeza qe rrethojne netet e erreta te frikerave tona te brendshme. E kur agon dita, bashke me driten e diellit kupton se 99 problemet ne fakt nuk ishin probleme… Madje as me shume as me pak por 93 prej tyre ishin trille te mendjes se lodhur e shpirtit te zhgenjyer.

Dhe pjesa e mbetur, nuk vlejne per shqetesime e arsyetime logjike.

I embli shtator sapo erdhi, shpresoj i embel ashtu sic dhe do doja ta kisha, duke jetuar endrren time e jo enderruar per jeten…



(Nuk eshte foto, eshte nje enderr…)


Advertisements

2 thoughts on “Erdhi shtatori

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s