Gusht

Kjo periudhe e vitit eshte shume e pershtatshme per tu terhequr ne nje vend te qete, per te gjetur pak momente paqeje me veten, per te bere ato pyetjet qe te gjithe i kemi brenda vetes dhe nuk guxojme t’i shprehim, te tipit a jam e lumtur? 

Pikerisht kjo pyetje eshte fillesa e cdo te keqeje mendoj une.

Per nje arsye shume te thjeshte mendoj keshtu. Ne menyre qe te dish a je e lumtur, ne rradhe te pare duhet te percaktosh se cfare eshte te jesh e lumtur, e per te gjetur thelbin e lumturise besomeni, nuk eshte e lehte.

Prandaj me duket me vend qe ne menyre qe te shijohet sa me mire kjo periudhe me e qete e vitit, mire eshte te shmangim keto lloj pyetjesh vrastare.

Ne fund te fundit je apo nuk je e lumtur eshte aq relative dhe e veshtire per t’u percaktuar saqe edhe vete pyetja mund te bjere poshte me nje perpjekje minimaliste.


Per t’u rikthyer tek periudha e qete. Kjo periudhe pervec temperaturave te larta, postimeve me foto te bukura te pushimeve, dhe bisedave se si pervoja te ndryshme nga vende te ndryshme gershetohen mbi nje filxhan kafeje ne mengjes, me ben te vleresoj me objektivisht periudhat e tjera te vitit te cilat jane shume me produktive sesa kjo.

Deri diku me mungon aktiviteti i palodhur i vetes ne ato muaj te fresket, kur vertet mund te lodhem shume me shume sesa tani, por dhe kjo kohe midis grise dhe diellit te forte nuk eshte koha ime e preferuar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s