Qendro pozitiv!

Pozitivizem po thoja?

Po pikerisht, pozitivizem!

Sa mire qe e shkruajta ate postim menjehere ne ate cast qe u ndjeva ne ate menyre, sepse nje cast me vone, cdo gje u rrezua e u thye. Ndodh qe te gjitha forcat e universit behen bashke per te te vertetuar se nuk mund te jesh aq pozitive sa dukej vetem nje cast me heret, sepse ato se bashku mund te te mundin.

Dhe jo vetem universi…

Vapa perveluese e asfaltit mbytes te Tiranes, u orvat te me avullonte cdo ndjenje gezimi dhe entuziazmi rruges per ne shtepi. Po keshtu eshte, eshte e veshtire te ruash pozitivizmin ne kete qytet. Sado te buzeqeshesh, te jesh optimiste dhe me deshire te mire, madje edhe pse e sapokthyer nga pushimet, ka kaq shume tension negativ perreth qe perpiqet te te zeje dhe ato pak grimca oksigjeni qe ndodhen diku ne trurin tim te clodhur e qe ende refuzon ta pranoje kete realitet.

Ndjej se po me mblidhet nje inat se brendshmi, te cilin do perpiqem ta largoj gjate fundjaves por vertet ndjej sesi me rreshket neper gishta entuziazmi i drekes dhe nje mllef fillon tia zere vendin ca nga ca. Do tía dal, duhet tía dal…

Sepse sic eshte dhe baza e pozitivizmit, te mendosh pozitivisht nuk do te thote te presesh qe te ndodhin gjera te mira, por te pranosh se ato qe po ndodhin jane me te mirat e mundshme ne kete moment.

Qendro pozitiv sepse personi me i mire per sot 
je vec ti!

P.S. Nuk eshte e sjellshme tí drejtosh gishtin tregues tjetrit. (Sa per kujtese…)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s