Ndalim zhvillimi

Ky shkrim i sotem u frymezua nga ndjenja e frikes qe me shoqeroi per kilometra te tere ne te ashtuquajturen rruge, po vetem rruge nuk mund ta quaj ate segment te paqene te nje rruge te supozuar qe duhet te bashkoje Tepelenen me Memaliajn.

Sapo filloi rruga, pervec pluhurit, epo si mund te ankohet njeriu per pluhurin mund te thote shumekush, kisha nje ndjenje frike nga makinat qe vinin perballe, nga kamionet qe ecnin para nesh duke mos respektuar asnje rregull apo ato dy cike tabela rrugore, nga makinat qe parakalonin, kryesisht me targa te shtetit tone fqinj jugor, nga kthesat, nga mbrojteset e munguara, nga kalimtaret qe kalonin ne mes te askundit drejt dikundit…

Perpiqesha te mos mendoja dhe hidhja veshtrimin nga dritarja poshte drejt lumit me ate ujin aq te bukur ne ngjyre jeshile te thelle, nje peisazh aq i bukur, por qe nuk mundesha ta shijoja.

Me ne fund pashe qytezen e Memaliajt. Sa gezim ndjeva kur u shfaq ne horizont. Mendoj se dhe pak do te filloje rruga e shtruar. Ndersa afrohemi, dhe e leme pas cfare me beri pershtypje?

Asnje pallat i ri i ndertuar, disa shtepi qe dukeshin se ishin ndertuar rishtaz ne vitet e fundit por asnje pallat i ri, asnje per be…

Ky mendim me shoqeroi ne oret qe vijuan. Perse nuk eshte ndertuar aty? Kuptohet banoret ose jane larguar ose…

Nderkohe rruga pa rruge nuk po mbaronte. Padashur mendoj per turistet hipotetike qe mund te deshirojne te vijne ne keto ane. Po ku te vijne? Ku te kalojne? Cfare mund te mendoje dikush qe shkon ne nje vend te panjohur, te huaj, e te gjeje kete gjendje rruge? Me mire mos te vijne fare sesa te vijne e te shkruajne pershtypje te pakendshme per ne. 

Nje mendim jo i mire, por kete mendova vertet. Te mos kesh rruge, do te thote te te mohohet e drejta per zhvillim. Kjo me trishton per vendin tone.

Uroj te shtrohet per shume gjate ajo rruge, vertet uroj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s