Parga, qyteti qe flet shqip

Te hysh ne qytetin e Parges eshte nje emocion i vecante. Rrugica te ngushta te mbushura me shtepi e ndertesa te vjetra e te lyera me ngjyra te forta. Parkimi kryesor i qytetit ndodhet ne nje oborr me dy plane. Oborri rrethohet nga kisha, shkolla, kopeshti pra ndertesa si te thuash publike te qytetit.

Te zbresesh kodren mes per mes dyqanesh te vogla per te mberritur ne det eshte nje tjeter e vecante e qytetit. Rrugicat me kalldrem jane te mbushura ne te dy krahet me dyqane suveniresh, akulloresh, veshjesh plazhi, e shume e shume objektesh nga ato qe me pelqen aq shume te ndalem e t’i prek te tera. Ne momentin e pare pas blerjes e di se nuk do i perdor kurre, por ngjyrat e modelet jane shume joshese.

Me ne fund ja ku eshte sheshi i spirances… 



Gjiri i vogel hapet embel ne te dy krahet, duke krijuar nje hark te mbushur me ndertesa te vogla dy-tre kateshe e shume restorante. 




Syrin ma terheq nje agjensi e vogel udhetimi e cila midis paketave turistike te saj ka listuar dhe nje vizite ne Shqiperi e konkretisht ne Butrint. Pse ta mohoj, mu be zemra mal nga gezimi e kenaqesia. Aty fillojne e ngrene krye disa ndjenja patriotike memedhedashese te cilat perpiqem me kot t’i mbaj mbyllur. Sigurisht qe ne kemi shume vende te bukura per te treguar por Butrinti me duket i vecante dhe nuk e fsheh qe me perfshin nje ndjenje krenarie per vlerat tona.





Ulemi ne restorant, kamarieri me gjysem zeri e me nje shqipe te vjeter te thote ‘une llafos nje cike’, shitesja ne dyqan te thote ‘ea te te deftonj u, keto hroma te bukura, nuke jane?’… E sa shume shembuj te tjere te njerezve te panjohur e deri nje cast me pare totalisht te huaj, te cilet papritur kthehen e shnderrohen ne fytyra aq te dashura te te njejtit gjak qe flet shqip.


Advertisements

One thought on “Parga, qyteti qe flet shqip

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s