Mos harro Itakën

Nuk di nga t’ia nis e nga t’ia ze fillin dites se sotme. Kam kaluar nje dite sa per nje mije, nje dite sa per nje jete. Nje udhetim sa per shume udhetime, jo thjesht i gjate e i mbushur me njerez dhe vende, por nje udhetim nga ata qe ta ndalin frymen…

Sot u ktheva ne vendin e atij qe nuk la me det pa shkelur per t’u rikthyer. 

Sapo mesova se ekzistonte nje mundesi per ta vizituar, nuk hezitova edhe per arsyen e thjeshte se aq shume kam lexuar e lexuar e lexuar e lexuar per te. E gjate u duk si fjali por asnje fjali e gjate e imja nuk do mundet kurre t’ia kaloje Odisese se Homerit e rrefimit te tij te pafundem.

Po c’ke me te do me thoni, ne te vertete asgje nuk kam me te, por me udhetimin e gjate te Odiseas per t’u rikthyer. Me ate e kam!

Itaka eshte nje ishull i vogel mes disa ishujve te tjere te cilet ofrojne shume pamje te bukura e te ftojne me dyqanet apo lokalet e vegjel e te shumellojshem por qe kane disa gjera te perbashketa e shume te pelqyeshme, kujdesin ndaj detajeve. Premtoj se per kete do te shkruaj edhe me gjate sepse eshte nje nga ato gjera qe mua me kenaqin syrin, por dhe me bejne te ndalem e te bej foto e foto e foto e me shume sesa fotot, me lene te mbushur me shume mendime e endrra per nje jete qe ndoshta mund te kishte qene ndryshe.

Itaka nuk ofron shume mundesi te se tashmes, por ofron historine e kthimit te pandalshem te tij, qe nuk pati asnje pengese qe te mos e lejonte t’ia dilte e te mberrinte ne destinacionin e tij.

Eshte premtimi i bere per t’u kthyer, me i forte se te gjithe magjistricat, furtunat e nuk di pse po ndiehem shume Noliane sonte…

Disa foto te bera nga anija, me shoqeruan ne kthimin tim te perkohshem… Itaka e bukur, ngritur ne koder, e lagur ne det, e fshehur mes kaltersish, aq larg e gjelberuar dhe e vjeter mbushur me poeme e poezi…

Mos harro Itaken… 
Ne foto Itaka 🙂

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s