Hena e kuqe

Nuk eshte nje titull per te terhequr vemendjen por eshte ngjyra qe mbreme kishte hena. Pas nje nate relativisht jo te mire, ku te gjitha ndikuan qe te kisha nje gjume te trazuar, pak muzika, pak makinat, pak pak pak, rreth ores pese te mengjesit me hapen syte dhe nuk e shoh vajzen ne shtrat. Kerceva perpjete dhe menjehere fillova ta kerkoj, e sigurisht vendi i pare qe me shkakton mendime te mbrapshta eshte ballkoni, por per fat dera ishte e mbyllur mire. Si perfundim e gjej qe qendronte e fshehur prane deres.

Ora pese e mengjesit eshte nje ore shume e pershtatshme per te zhvilluar biseda te rendesishme mama-bije. Pasi u sqarova me nje sy hapur e nje sy mbyllur se cfare po bente e zgjuar, dalim pak ne ballkon dhe mua mu be se e pashe henen me ngjyre te kuqe. Gjithsesi kete mendim e mbajta per vete pasi syte e mi ne ate ore nuk shohin dhe aq qarte, sidomos pa ndihmen e syzeve te mia te dashura. Por vajza me tha, cfare eshte ai topi i kuq mbi det, e une pa mu dridhur qerpiku iu pergjigja me sigurine qe me karakterizon kur duhet te jap pergjigje bindese te cilat nuk duhet te shoqerohen me pyetje te tjera, eshte hena!

Erdhi mengjesi pas saj dreka, e gjate mbremjes une ende kisha ne mendje pamjen e henes se kuqe. Serish kisha dyshimet e mia, po sikur te mos jem ngritur vertet nga shtrati, po sikur te kete qene thjesht nje enderr, po sikur… Por vajza si gjithmone me lexon mendimet, e cuditshme se sa shume jane ne gjendje te na kuptojne femijet. Mami e mban mend tha henen e kuqe qe pame dje? 

Epo nuk paska qene enderr, madje as syte e mi nuk paskan bere nje loje me mua, paska qene vertete nje hene e kuqe. Nuk e di kuptimin per te gjithe ata qe kane njohuri te pafundme ne fushen e fenomeneve astronomike… Por di qe ishte nje cast qe u fotografua sa me habi por dhe me kersheri ne syte e mi.

Sepse nuk me ndodh qe cdo dite te zgjohem e te shoh henen te veshur me te kuqe e per me teper te zgjohem ne pese te mengjesit per ta pare. Por per nje gje nuk kam asnje dyshim, nese do te me duhej te zgjidhja ta jetoja serish, nuk do zgjidhja askend tjeter pervec saj per ti zgjatur doren e treguar henen atje tej ne horizont…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s