Piano ne perendim

Para disa kohesh ndersa perpiqesha te perqendrohesha e te kryeja detyrat e nje dite normale pune, vura kufjet dhe degjoja nje kenge. Ishte nje kenge nga ato te cilat une edhe sikur te perpiqem e ta shtrydh trurin nuk do ta gjej dot kurre titullin apo emrin e kengetarit.

Meqe ajo kenge u be si te thuash kolona zanore e dites sime e madje me frymezoi te shkruaj dhe dicka po ate pasdite, la nje shenje pozitive tek une e nuk mund te them se ndodhte cdo dite por disa here jam perpjekur ta rikujtoj vijen e saj muzikore e perse jo deri dhe ta gjej si kenge. Por me kot.

Ne fakt gjithcka qe kujtoja ishte zeri i kengetarit i cili kendonte ndersa i binte pianos dhe nje fjali e saj, e cila lidhej me mendimin se asaj vajze ai duhet t’i kishte blere lule, por ajo e la ne shi dhe tani ajo kercen me dike tjeter.


Ky ne fakt eshte nje mesazh i fshehur ne shume kenge e nuk ka asgje te vecante ne gjithe kete parashtrim qe bera per te, por ndersa po rri buze detit sot dhe shijoj perendimin e diellit, madje eshte e panevojshme te shpjegoj e pershkruaj sa i bukur eshte ky perendim… Ajo qe doja te rrefej eshte se ne mes te nje qetesie te madhe buze detit ne prag perendimi, disa nota muzikore me terheqin nga veshtrimi i pamjes perballe meje, eshte pikerisht e njejta kenge. 

Ne menyre te menjehershem filloj te shijoj tekstin dhe muziken e saj, duhet ta pranoj kam te njejten ndjesi me ate dite kur e degjova per here te pare. Madje nje sekret i vogel kur mbaroi kenga me vete po mendoja, ah sikur te kisha mundesi ta degjoja e ta ridegjoja…. Mendoj se nuk do me merzitej deri sa te me zinte gjumi.

Dhe serish mesazhi i kenges me terheq shume, ai duhet t’i kishte blere lule…

Ndersa shkruaj nen ritmin e muzikes dhe valeve te detit qe pafund vijne drejt meje dhe nuk me besohet sesi mundem une te jetoj gjithe periudhen tjeter te vitit larg tyre, me bisht te syrit te djathte shoh diellin qe ulet pas kodres e menjehere me fillojne mendime gjeografiko-astronomike mbi gjithesine e pozicionin tone ne univers. Me mire mos t’i hyj ketyre mendimeve hahaha pooor dicka deshiroj ta them. Ketu nuk perendon ne det dhe me bie poshte teoria e perendimit me zhytje te topthit te zjarrte ne ujerat e fresketa e te kripura te Jonit.

Eshte e mrekullueshme pasditja buze detit, e akoma me e mrekullueshme te dish se shume shpejt nje djale do t’ia bleje lulet…

(Foto nga web)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s