Heret ose vone ne jeten tone hyjne njerez qe na frymezojne me pranine, me sjelljen, me idete, me deshirat, me dashurine, dhe me energjine pozitive qe jane ne gjendje te transmetojne. Kur ndodhem prane ketyre njerezve, une thjesht bej ate qe cdokush do duhej te bente mendoj…une frymezohem per te bere veprime te mira.
Po provoj te shkruaj per nje ndjenje dhe vlere kaq te madhe qe here e gjej e here me zhduket nga syte kembet, por ne mungese te saj aq shume ia ndjej nevojen. Po pikerisht keshtu, sepse per te thene te verteten te mirave ua dime vleren pasi kane kaluar. Sepse atehere ndergjegjesohesh per faktin qe jeta eshte shume e ngarkuar me energji negative dhe e mbytur ne te nuk e ke te lehte te gjesh ata xhevahiret e cmuar qe te mbushin me te kunderten.
Sot deshiroj te shkruaj per njerezit pozitive. Qe me nje fjale te mire te mbushin shpirtin, te motivojne te ecesh perpara e te mos thyhesh ne goditjet qe te vijne papritmas aq te shumta e te shpeshta saqe te bejne te mendosh se dicka nuk eshte ne rregull me ty. Por ja qe per fat te mire ekzistojne ne kete bote dhe njerez qe vijne pikerisht atehere kur cdo gje te duket e permbysur dhe e pashprese. Kur jo vetem nuk sheh drite ne fund te tynelit, por te duket se as tyneli nuk eshte ndertuar ende…
Dhe ai cast, kur e ndjen veten te rrethuar me dashuri dhe drite, eshte thjesht i mrekullueshem. E ne ate cast me duket se lumturia eshte vertet nje zgjedhje. Nuk ka rendesi nese e zgjedh ti per vete apo e zgjedh dikush tjeter per ty…
Dhe ai cast, kur e ndjen veten te rrethuar me dashuri dhe drite, eshte thjesht i mrekullueshem. E ne ate cast me duket se lumturia eshte vertet nje zgjedhje. Nuk ka rendesi nese e zgjedh ti per vete apo e zgjedh dikush tjeter per ty…
Advertisements
E mira eshte gjendje e trurit.
LikeLike