Modeli i femres

Keni degjuar ndonjehere fjale te mira e pergezuese per ndonje kolege femer, mike, apo femer ne familjen tuaj? Me vjen kjo pyetje shume natyrshem sot pasi u be nje kohe e gjate qe perfshihem ne vleresime apo nenvleresime te figures femerore. Une sigurisht e di dhe pergjigjen e kesaj pyetje e cila eshte shpesh po, por ja qe ndodh qe rastet me te shumta te na thone te kunderten.

Jetet tona jane te mbushur me shembuj pozitive te femrave te suksesshme qe na mbushin jeten duke u bere madje dhe burim frymezimi per ne. Gjithmone e pyes veten se cfare do te thote sukses per nje femer e sikur ndonjehere ta gjeja pergjigjen nuk do ishte keq. 
Por aq here sa ia bej vetes kete pyetje, me del perpara syve modeli i nenave tona, te perkushtuara ndaj familjes, te lodhura ne pune, te pashperblyera ndaj sakrificave dhe kontributeve te tyre te pamatshme. Dhe padashur mendoj se ndoshta nuk eshte ky ai modeli qe ne konsiderojme te suksesshem.
Kerkoj ne mendime nje frymezim tjeter per suksesin, dhe nje mendim trazovac me kalon ne koke. Valle cila vajze e mire dhe e arsimuar e shkeli ligjin e mirepranuar moral dhe beri dicka te re ne kerkim te vetvetes? Cila guxoi te kaloje “gardhin” dhe te beje histori sipas modelit femeror e pa e cenuar asnje cast femren brenda vetes? Nuk me vjen ne mend asnje shembull i tille qe ta perdor ne kete rast. Sepse ne shoqerite tona, ose duhet te sillesh me tipare karaktiristike mashkullore ose duhet te jesh vajze dhe model i mire brenda kornizave, perndryshe nuk mund te them se je e keqe, ama dhe e mire nuk je. E kjo gjendje e ndermjetme as ashtu e as keshtu gjithashtu nuk eshte e mirepranuar si model.
Keshtu rikthehem ne idene fillestare se shpesh degjojme te flitet per femrat jo pozitivisht, me nje lloj nenvleresimi, apo keqdashje te mbledhur qe shperthen ne cdo bisede, e qe nuk e di ku buron… Por gjithnje jam e sigurt per shijen qe me le. Duket sikur cdokush mezi pret gabimin, deshtimin e rradhes, qe te ngreje gishtin kritikues dhe te thote, e gjeta, eshte ajo, e beri nje femer. Sepse ajo qe me dhemb me shume ne historite e mos-suksesit sepse nuk me pelqen te them deshtimit, eshte qe nuk do te thone qe ajo gaboi sepse nuk di ta beje kete gje, por femrat gabojne, nuk dine ta bejne. Pergjithesimet qe behen per ne jane aq dashakeqese dhe kete nuk e duroj dot!
Ne fund te fundit perse na duhen modelet? Persa kohe nuk kemi deshire t’i ndjekim me mire te mos i kerkojme…
 
Prandaj perpiqem gjithnje t’ia dal, si per te thene qe une ia dola dhe fale aftesive qe te gjitha ne i kemi, dhe kjo me ben te ndjehem me mire, shume me mire sesa kur me perplaset ne fytyre era e ftohte e nenvleresimit “se ju femrat keshtu jeni”…
P.S. Vajza ne foto eshte nje femer e suksesshme!!!
(Foto nga web)
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s