Piano ne shi

Une shoh shume pak TV, per te mos thene aspak. Madje shoh aq pak, sa dhe filmat qe bejne buje sot, une ne rastin me te mire mesoj per ta pas dy-tre vitesh. Nuk krenohem me kete fakt, por jam e ndergjegjshme per ekzistencen e tij dhe e pranoj ashtu sic vjen.

Sa here hapen biseda te tipit, aktori i famshem… une rri si peshk, dhe nuk flas asnje fjale. E ke parasysh ate filmin (vijon titulli), dhe une qe ne 99% te rasteve pergjigjem me nje jo, e pas saj… Pas saj c’te them, kam ate ndjenjen e fajit, qe pse nuk e kam pare dhe une kete film, apo pse nuk e njoh dhe une kete emer.

E di dhe vete, jam shume e huaj per boten e kinematografise, por jo per fajin tim. Nuk deshiroj t’i drejtoj gishtin fajtorit ne fakt, pasi mendoj se keshtu kam qene gjithmone, pa lidhje me boten e televizionit. 
E vetmja kohe qe mundohesha te gjeja per te ndjekur serialin aq te njohur te Shtepiakeve, tani nuk e gjej dot me, sepse as Shtepiake nuk ka me ne transmetim.
E ndersa shiu filloi me rrebesh me gjeti duke degjuar nje kenge te ciles sigurisht nuk ia di titullin ashtu si dhjetra e qindra kengeve te tjera, ama e kam luajtur e riluajtur po aq shume here sa te me mbushe me ndjesine dhe frymezimin qe mund te te krijoje nje kenge me ne sfond notat e fuqishme te pianos.
 
Me pak fjale autori i tekstit e ka kuptuar se si mund te ndjehet pasi e dashura e tij eshte larguar… A ekzistojne te tille meshkuj? Vjen kjo pyetje ne menyre shume te natyrshme, dhe me natyrshem vjen pergjigja e saj, epo mesa duket neper kenge po!
Dhe sa me shume  e degjoj tekstin, sepse sot paskam kete shkeputjen e muzikes nga teksti, dhe fjalet sikur po me ngulen fort si thika ne zemer. Ah shi, shi, c’me bere!
Ai duhet t’i kishte blere lule, dhe shpreson qe ai tjetri po i blen lule…

Nderkohe une nuk e heq dot nga mendja pianon ne sfond…


 
Advertisements

One thought on “Piano ne shi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s