Making up the make up

Me ne fund vendosa qe dhe une te hyj ne grupin e atyre qe kujdesen me shume se 3 minuta per fytyren dhe tualetin ne mengjes. Me duhet ta pranoj, kjo nuk eshte nje risi ne jeten time, por eshte nje vendim qe une e marr disa here ne vit per ta shkelur me te dy kembet gjate gjithe vitit. 
Pushimet qe mezi po i pres me japin nje ndjenje optimizmi qe me mbush te teren. Eshte ajo ndjenja e gezimit se po te afron dita per t’u larguar nga rutina e te perditshmes, a thua se kur te ikesh tek pushimet (e perdora qellimisht lidhezen tek) do besh ndonje te pabere…
Per t’u rikthyer tek 3 minutat plus… Sa here shoh veten ne pasqyre ne mengjes, me kujtohen kritikat dashamirese te shoqes time, duhet te vesh make up, duhet te lyesh qerpiket, buzet pse pa buzekuq, tonin e syve beje ne forme harku jo ketej anash… E sigurisht kritika e perhershme e mamit, perse nuk ve vathe?
E keni vene re qe gjithmone fjalet e prinderve nuk e kemi te lehte t’i kthejme ne realitet, ama te shoqeve sikur te rrine aty pas veshit dhe sa here te duket sikur i degjon. Personalisht kete jave po perpiqem ta ndjek keshillen e saj dhe rezultatet jane te dukshme. Koleget apo njerezit qe takoj thone qe kam ndryshuar dicka… 
Epo ashtu eshte, kam vendosur te degjoj shoqen time e cila per te thene te verteten ashtu sic eshte di shume gjera te vyera per make up-in, jo si une…
Dhe meqe e hapa kete teme, po i shkoj deri ne fund me kurajo… Sot nuk i lyeva qerpiket sepse mendova qe toni lart mund te qendronte mire dhe keshtu, ama perdora lapsin e zi i cili pas pak oresh filloi te shfaqej ne pjesen e poshtme te syve… 
Mora pasqyren per te pare se sa deme mund te kisha bere dhe ja ku jam, nje pjese e pluhurit te tonit te syve me ka rene gjithashtu poshte prandaj e shoh veten me nje kombinim te lehte ngjyrash dhe shkelqimesh… E kuptova ku qendron gabimi, mesa duket nuk e kisha hapur mire ne mengjes tonin me furce sic gjithnje me keshillon shoqja ime por perdora vetem ato sfungjeret qe betohem se nuk do i perdor me.
Keshtu pra mesdita me gjen duke ribere tualetin qe po ta kisha bere mire ne mengjes nuk do me kishte hapur kaq pune…
Konkluzioni maestro? Degjojini shoqet por ato te vertetat ama!


Advertisements

One thought on “Making up the make up

  1. hahahaahah!!!! me ke bere vertet te qesh Bler!

    po prisja te shihja ku do te dilje, pasi ti je nder ato qe vertet duken shume mire kur te pershendesin ne mengjes (pa marre parasysh sa minuta ke shpenzuar para pasqyres)!

    klm,
    n.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s