Fqinjesi e mire

Ju kujtohet ai fqinji im qe martoi djalin vitin e shkuar? Epo ai u gezua e trashegua per t’ia lene rradhen te vellait…

Fqinjesia e mire e do qe ne gezime te mos ia prishesh festen tjetrit ama po kjo fqinjesi te lejon te hapesh dasmen te henen e ta mbyllesh te dielen. Per te gjithe ata qe nuk e dine, te hapesh dasmen te henen do te thote te ndjehesh aq i lire sa te marresh bokset me te fuqishme te mundshme, te vendosesh shume karrige ne oborr, dhe deri ne 2 te mengjesit te bucase kenga per te shprehur gezimin e dasmes ne prag. E lashe qellimisht vetem me nje bucimen e kenges, sepse valle dhe njerez qe kercejne nuk me pane syte. 

Pra morali i gjithe festimit eshte qe ne duam qe cdo i njohur e i panjohur te mesoje se ne po martojme djalin, por jo vetem kaq, ta mesojne mire kete gje qe nese kane ne plan ne te ardhmen te ‘ngacmojne’ ndonje nga cunat e shtepise te dihet qe eshte martuar dhe me dasem te madhe madje… Po mendoj se ky mund te jete i vetmi shpjegim logjik i vuajtjes tone njejavore…

Ca behet keshtu sikur po martohet djali i Rok Felerit, me tha fqinja ime e revoltuar, nga coroditja dhe zhurma e padurueshme qe na drodhi xhamat dhe muret e na e beri te pamundur te qendronim brenda shtepive per nje jave rresht. Po qe e kisha harruar kete shprehje? Por ju betohem gjysem fjale nuk thashe…

Sidoqofte sot eshte e diele dhe e moren nusen, keshtu qe ahengun e deklarojme te mbyllur.

Nuk desha te shkruaj per kete gje, pasi kam shkruar e jam ankuar aq shume, me humor e pa humor nje vit me pare kur i njejti stil dasme na shkaktoi jo me pak zhurme e shqetesim, por ajo qe me nxiti te prek kete ceshtjen e fqinjesise ishin dy veprime qe me bene pershtypje sot dhe me bene te mendoj se deri ku i kemi kufijte e fqinjesise dhe te durimit njerezor.

Duke kaluar permes nje zone rezidenciale ne Tirane, nje nga ato zonat te tipit, shih me sy e qaj me zemer… shoh ashtu me bisht te syrit nje zonje pastertore qe hedh nga kati i siperm ujin e ndotur te koves… po perse duhet ta shikoja kete gje sot? Nuk mund te kaloja me koken nga krahu tjeter dhe te mos me prishej gjaku???

Mberrij poshte pallatit tone te dashur, ne nje zone te thjeshte te Tiranes, dhe nje nga fqinjat tona fluturon disa plehra nga kati i siperm… Po dhe kete duhet patjeter ta shikoja sot! Qenka dite ime mendoj dhe kaloj ne heshtje drejt hyrjes time. Ndersa ngjis shkallet me kujtohet biseda e njeres prej fqinjave te pallatit ngjitur, sigurisht bisede qe e degjova ne parukeri ndersa prisja rradhen per te krehur floket. E ke parasysh filanen ne katin e 5-te, po pra ajo qe ka ate qenin e vogel, e kishte fshire katin e vet dhe mi kishte lene gjithe pluhurat tek dera. E di ca i bera? I mora i mblodha dhe ia hodha mu para deres se saj!

Jo nuk mundem me, qe ate dite vendosa te shkoj ne vende ku nuk i njoh as parukieren, as klientet, e as fqinjet e tyre, me mire per te gjithe!

Per ta mbyllur me nje foto satirike, qe me beri te harroj per cfare po shkruaja e te ve buzen ne gaz 🙂

Advertisements

One thought on “Fqinjesi e mire

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s