Premtimi

Sonte per ata qe me njohin eshte e kuptueshme se per cfare do te shkruaj. Do te shkruaj per ato endrrat e vockla qe i kemi brenda vetes e qe na shoqerojne shume gjate, aq gjate e ne menyre te palodhur sa na behen pjese e jetes. Kur them pjese e jetes deshiroj te them jo te jetes se perditshme sepse ato jane thjesht aty si nje plan per t’u ndjekur, si nje projektim i nje te ardhmeje te deshirueshme duke qene pjese e asaj jetes ne hije te cilen ende nuk e kemi jetuar. E vjen nje dite, po pikerisht ajo dite qe marrim vendimin dhe fillojme te perpiqemi t’i bejme realitet. Por mund dhe te vendosim t’i fusim ne ate sirtarin e gjerave qe kurre nuk do t’i bejme…

Per nje periudhe te gjate kohe kete sirtarin e kisha te mbushur me shume e shume mendime, deshira dhe endrra qe i kisha lene aq shume pasdore saqe ndonjehere harroja dhe ta hapja, qofte dhe per t’i hedhur nje veshtrim, e jo me te mendoja se duhet te kerkoja nje menyre per t’i kthyer ne realitet. Ditet ndiqnin njera-tjetren, e vitet shkonin pa ngurrim. Por nje dite, erdhi ajo dita e shumepritur, kur te duket sikur shkeputesh ne dy pjese ku secila eshte totalisht e ndare nga tjetra. Dhe ajo pjesa e deshirave u ngrit lart dhe prej se larti arrinte te shikonte veten te projektuar ne nje qenie thuajse te zbrazte e te ngurtesuar. Kjo nuk ishte ajo qe syte e shpirtit deshen te shohin…

Te ngrihesh mbi veten e ta shohesh si nje objekt jashte saj, nuk eshte nje ngjarje qe mund te ndodhe cdo dite. Andaj ajo dite mbeti gjate ne kujtesen time si nje dite e rendesishme kthese. Nje kthese per te ecur drejt vetes, per te zgjedhur realizimin e projeksionit personal te deshirave dhe endrrave, sado te vogla por aq te rendesishme e vendimtare ne arritjen e qellimit te fundem, zbulimit te vetvetes.

Vendosa te ndjek endrrat, e ne fluturimin tim ftova cdo shprese e deshire per te qene ajo e verteta. U kerkova te me ndiqnin, pa u perpjekur te me prisnin krahet, te me ndalnin fluturimin… Oh jo, mjaft me, ne boten e mos ate e mos kete kisha qendruar per shume gjate, e tashme qe e hapa sirtarin nuk mendoja ta mbyll serish…

Si nje shpirt i lire, ne fluturim, nese nuk me ndjek dot atje lart, mund te me presesh ne toke, kur serish te kthej syte drejt teje per te gjetur pak qetesi, pas shume fluturimesh, do te kthehem, eshte premtim!
Advertisements

One thought on “Premtimi

  1. me kujtove faktin qe ketu e shume vjet me pare rastesisht zbulova qe kisha te njejten enderr si ime me ne te ri te saj….. e do ta bej realitet patjeter…. per te dyja!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s