Ne kendin e lojrave

Pas pune nuk arrita te shkoj ne shtepi e si rrjedhoje hyj ne kendin e lojrave me nje veshje jo dhe aq te pershtatshme per ambjentin. Ndersa shikoja me zili mamat qe kishin veshur shapka apo balerina te rehatshme, vetja me dukej si pinoku qe ecen mbi dy shkopinj te larte ne shfaqje. Po, e vertete, kisha veshur pikerisht ato sandalet e mia me te larta, te cilat nuk i vesh dhe aq shpesh sepse jane vertet me nje platforme shume te larte saqe dhe shoqet e mia te gjata ndonjehere ndjehen te kercenuara kur i arrij aty ne katin e dyte…


Pak humor sigurisht…


Si fillim me duhen pak caste te ambjentohem me vendin, skanoj shpejt e shpejt fytyrat e prinderve, gjysherve e femijeve perreth duke u perpjekur te identifikoj ndonje rrezik te mundshem. Pervec faktit qe ka shume njerez, madje me shume sesa mund te te perballoje truri pas nje dite te gjate ne pune, cdo gje duket ne rregull.


Kendet e lojerave ne qytetin tone lene shume per te deshiruar, si per hapesiren, variacionet e lojerave, por dhe ne kuptimin e sigurise qe ofrojne. Gjithsesi sot kemi ardhur ne nje vend qe ka nga keto lojerat “kombinat”, domethene, shkalle, rreshqitese, keshtjelle, tub ne nje konstruksion te madh ku femijet ngaterrohen sate munden ne perpjekjen per te luajtur.


Vajza fillon te verdalloset nga nje loder ne tjetren dhe une qe qendroj ne kembe duke e shoqeruar sa me prane por dhe aq larg sa ajo te mos ndjehet sikur po e pengoj, por dhe aq prane sa ta ruaj nga ndonje femije i rrezikshem. Po po, mire e thashe, e keni vene re se sa femije te rrezikshem, madje te dhunshem qarkullojne ne keto ambjente?


Meqenese me duhet te kujdesem per te, nuk mund te ulem ne ndonje tavoline e te shijoj shpejt e shpejt ndonje makiato, madje nuk mund ta le as vetem sa te porosis nje shishe uje. Me duhet te jem aty cdo cast. Do bej si do bej.


Por prania ime aty nuk vlen per te gjitha mamat. E kam shprehur dhe ne murin tim kete gje shkurtimisht ne nje episod te ngjashem por mesa duket jo i vecante e i shkeputur. Mamate me taka dhe minifunde qe bejne sikur kujdesen per femijen ne lodra, nderkohe qe ulen shume larg kendit te lojrave e madje me kurriz nga femija. Sapo shohin nje prind qe me gjithe modestine qendron aty si peme, e ne kete rast pa modesti me duhet te them qe po beja te njejten gje, po qendroja si peme derisa vajza te mbaronte lojerat, te drejtohen pa kurrfare ngurrimi, ma shiko pak femijen se aty jam ulur. Po mire me vjen ti pergjigjem, une qe rri ketu kot rri? Pse moj mua nuk me pelqen te ulem dhe te clodhem, apo te bej muhabet me shoqet, e nese nuk kam shoqe me vete, me besoni jam shume e afte te hyj ne bisede me cdo njeri perreth tavolines, apo thjesht te hyj online e te bisedoj me shoqet e mia…


Nejse keto mendime i mbys me disa veshtrime qe hedh perreth… Hhmmm nje mendim ngushellues me kalon vetetimthi, qenka dhe nje vajze e vogel me biberon, epo mire, e imja nuk eshte e vetmja… Ooo qenka dhe nje mama vetem qe po kujdeset per dy femije te vegjel e jo nje, menjehere ndjehem mirenjohese… Muzika ne sfond eshte vertet shume e bukur, nje kenge e Scorpions ne version dance. Ne nje moment tjeter do e kisha shijuar sic duhet por sot mjaftohem ta degjoj ashtu kalimthi. Nje mama po mban ritmin ndersa ndihmon femijen te hedhe hapat e pare ne bar. Sa mire qe e kam kaluar kete faze mendoj e serish ndjenja e mirenjohjes me perfshin te teren. 


Po keta tre te rritur qe mbajne nje femije qe mezi ecen e qe duan ta hypin ne rreshkitesen me te larte te mundshme? Ju lutem mos e beni me vjen tu them, por sigurisht qe qendroj ne heshtje pa guxuar te them gjysem fjale.


Zeri i vajzes me permend dhe vendosim te bejme nje shetitje para se te shkojme ne shtepi. Iku dhe kjo dite ne kendin e lojerave, aty ku ne njefare menyre na hapen syte te shohim bashkevuajtesit, te ngjashmit, te njejtet, por dhe te ndryshmit, modelet per tu ndjekur ose jo, sepse aty eshte ajo pjesa tjeter e dites sone te mbushur me shume pse por dhe mirenjohje.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s