Ku me iku?

Mire pra, tashme e dini sesa shume e lidhur ndjehem me kete pjese te re te jetes time, blogun. Edhe pse gjithmone e kam pasur brenda meje deshiren per te shprehur mendimet me shkrim, kjo pervoje me duhet ta pranoj eshte totalisht e re per mua. Ndoshta sepse te shkruarit ketu nuk eshte nje detyre, apo nje mendim i cili duhet shprehur me referenca e shenime ne fund te fletes… Mendoj se kjo e ben deshiren e paster per te shkruar dhe per tu shprehur nje detyrim ndaj kenaqesise personale per te ndare mendimet me te gjithe ata qe me lexojne.
E pikerisht nje nga nevojat qe spikati ne kete te themi sipermarrje ishte dhe hapja e nje faqe personale ne FB… Ah ky FB qe na eshte bere si ajo detyra qe para se te largohesh nga klasa te shkarravitesh murin… Epo e pranoj dhe une jam nga ata njerezit qe me pelqen te jem ne kontakt me njerezit e tjere ne rrjetet sociale. Ndjehem sikur me mungon dicka nese nuk jam aty.
Ajo qe me beri te ve buzen ne gaz sot eshte se ndersa hapa kete faqen qe po thoja, vura re se me kishte humbur nje mik… Epo si ndodhi kjo? Ja qe ndodhka dhe keshtu. Te them te verteten me hyri ndjenja e kuriozitetit, kush iku, pse iku… Ua cfare ndjesie… U be si ajo puna, per nje Like qe t’i se ve, fjala mik behet ik…
Pastaj fillova te qesh me veten, sepse ne fund te fundit une nuk i njoh lexuesit e mi, por ja qe me duket sikur i njoh dhe i dua ti kem aty, gjithmone. E thashe!


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s