Ç’të mbjellësh do të korrësh…


Jemi në qershor, dhe kam tërë muajin atë ndjesinë e humbjes së sensit të kohës dhe kur mendoj se në cilin muaj jemi, gjithnjë e projektoj veten në korrik. Bashkë me dëshirën shumë të madhe për pushime, nuk më ndahen kujtimet e kohës aq shumë të munguar të viteve të shkollës. Të kuptohemi nuk më mungojnë as provimet, as mësueset, as klasat, as vapa e as i ftohti, as zëri kritikues i drejtorit, apo vështrimet jo dashamirëse të sanitareve kur kaloja në korridoret e sapo lagura (se s’mund të them lara kur mendoj atë erën mbytëse karakteristike të leckave shekullore të pathara kurrë). Hmmmmm, çfarë m’u kujtuuuuaaa tani, fuçitë me ujë në tualetet e shkollave, i kisha harruar fare…

Për t’u rikthyer tek korriku. Më kujtohet tani ai mendimi që në korrik-gusht korrej gruri. Duket pak për të qeshur, por nga dritarja e klasës sime në fillore, dukej një faqe kodre e cila mbillej ne mënyrë ciklike, një vit me grurë e një vit me misër nëse nuk gaboj, dhe mua më pëlqente të shikoja traktorin që ngjitej e zbriste nëpër faqen e dukshme të kodrës.

Shumë vite më vonë e gjeta veten një bujk-blegtore të vërtetë teksa dy herë në ditë vizitoja fermën time elektronike, për ta mbjellë, ujitur, korrur, e ushqyer dhe kafshët e fermës. Për muaj me rradhë sa jam lodhur, po po jam lodhur vërtet duke klikuar mbi çdo centimetër katror të ekranit, saqë fillova të shoh me sy më dashamirës të gjithë bujqit dhe blegtorët e vërtetë të cilët vërtet lodhen.

Bujkrobëri moderne mund ta quajë dikush me shumë të drejtë, dhe unë mezi fitova lirinë, pasi një ditë kuptova që atë kohë që duhet të çlodhesha, shkatërroja sytë para ekranit, dhe me shumë vështirësi e bllokova aplikimin. Them me vështirësi pasi miqtë e mi të shumtë bujkrobër si unë, më ftonin të vazhdoja punën e palodhur ashtu si ta, por unë i këputa vargonjtë dhe shpëtova haha po po shpëtova…
(Foto nga web)
Advertisements

One thought on “Ç’të mbjellësh do të korrësh…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s