Miqësisht…

Jetoj në një qytet që sa shumë më duket i madh, aq më duket i vogël. Këtu ku rrugët ngatërrohen dhe nuk di nëse do të arrij në krye apo jam duke ecur drejt fundit. Një kaos i organizuar, ku të gjithë luajmë aq mirë pjesën tonë në gatimin e rrëmujës së madhe të cilën ende dëshiroj ta besoj se më pëlqen. 

E ndjej që me gjithë kritikat e shumta për të, i përkas. Identifkohem në të, rebelohem dhe sërish hesht për të vazhduar sërish, dhe përsëri, dhe akoma, për të mbetur e pandryshuara, e palakmuara qytetare në mes të rrëmujës.

Këtu në këtë qytet, gjej udhët, gjej vendet sipas shpjegimeve më të thjeshta e të ndërlikuara, kam shumë për të zbuluar ende gjithësesi. Ky qytet që më mungon  aq shumë kur nuk jam në të, dhe prej të cilit nxitoj të largohem sa më shumë të mundem, për tú rikthyer e dëshiruar për rrugët dhe lagjet e tij.

Më e vecanta që ende nuk i ka humbur këtij qyteti, nëse ecën në rrugë, ke ende mundësi të takosh miq dhe të njohur. Kjo më duket e pacmuar, dhe aq unike.

Miqësisht e shkruar për qytetin tim…

(Foto nga web)



Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s