Parajsa

Sonte do të shkruaj për një ndjesi shumë të dëshiruar, të cilën e synojmë në cdo hap, e arrijmë herë-herë, e pastaj na rrëshket nëpër gishta, na tretet në vështrime, e humbet sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Sonte po shkruaj për të gjithë që ashtu si unë përjetojnë  ndjenja të forta gëzimi e trishtimi edhe nga ngjarjet më të vogla të jetës. Sepse ne nuk diskrimojmë asnjë ngacmues të jashtëm që dëshiron të na krijojë emocione. Edhe nëse emocionet mund të shfaqen në të ashtuquajturën formë negative sërish ato krijojnë një reagim të brendshëm e për këtë duhen vlerësuar.

Sonte dëshiroj të shkruaj për vendin që na e kanë thënë se quhet parajsë. Por cfarë është vërtet parajsa? A është thjesht një koncept metafizik për të treguar një vend ku mbizotëron e mira, drejtësia, harmonia e përjetshme? A  është ai vendi i bukur, i thjeshtë, ku cdo gjë shfaqet në trajtën e saj fillestare e të papërlyer, fisnike dhe hijeshumë? Apo është ai vendi ku të realizohen dëshirat, ku mund të gjesh të shumëdashurat objekte të pafundme që na dhurojnë ndjenjën e bukur të gëzimit e pse jo lumturisë?

Dyshoj se është ky i fundit, gjithsesi asgjë nuk më pengon ta imagjinoj ashtu sic më së shumti dëshiroj. Parajsë për mua është koncepti ku takohen e përditshmja, dielli, ajri, natyra, qetësia, filxhani i kafesë, buzëqeshja e fëmijës, mendimet pozitive dhe vetpërmbushja.

Për ty që po më lexon, e shikon? Parajsa është shumë pranë, më pranë sesa e kishe menduar ndonjëherë, mjafton të zgjatësh dorën dhe mund ta prekësh, ashtu si unë. 

Eja!


(Foto nga web)


Advertisements

One thought on “Parajsa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s