Gjysëm të vërteta

Këtë vit, po përpiqem të qëndroj sa më larg bisedave që lidhen me politikën dhe fushatën që zyrtarisht posa ka nisur, por që për shumë muaj po na bombardon me emra dhe platforma të llojllojshme në të gjithë mënyrat dhe format e mundshme.
Nuk i shpëtuan dot as rrjetet sociale kësaj furtune zhurmëmadhe, edhe pse më së shumti ishim mësuar t’i përdornim për kënaqësi, batuta, buzëqeshje e për të mos humbur lidhjet me njerëzit.
Papritur u ndjeva e rrethuar nga politika dhe fushata që shpërtheu në çdo skaj, e ashpër, me ngjyra, fjalime dhe shumë foto. Ka nga ata kandidatë të cilët shkojnë nëpër komuna të thella, e fotot që ata publikojnë kanë disa të vërteta të mëdha të cilat nuk ndryshojnë nga viti në vit.
Një grup burrash në pamje të munduar, të vrazhdë, të thjeshtë. Ulur herë në ndonjë shesh të vogël, e herë në oborrin e ndonjë shtëpie, e në rastin më të mirë në tryezat e thjeshta të ndonjë lokali. Kush duke tymosur, e kush i menduar… Kur i shoh një mendim më kalon në kokë, vallë çfarë u premtojnë ende pas 23 vitesh? Vallë ende u besojnë? A nuk i kanë sytë në ballë të shohin varfërinë dhe mundimet e një populli të cilit ndoshta i ka mbetur vetëm shpresa. Mendoj se nuk do e bëja dot kurrë, të shkoja të ulesha me ta, e tu premtoja gjëra të cilat nuk do i bëja kurrë. Kjo më duket e tmerrshme! 
Ndoshta mund të më thoni se nuk premtojnë. Se thjesht dëgjojnë hallet e problemet e shumta të tyre…
E nëse nuk u premtojnë, jam e bindur, u broçkullisin për të ardhme të ndritur nën drejtimin e tyre, apo të shkuarën e mjerueshme nën drejtimin e të tjerëve. Gati gati më duket se i dëgjoj zërat që çirren dhe pa mikrofonë, e pa podiume të tejdukshme. I shoh vështrimet e përhumbura të sovranit popull që në mend ka veç një mendim, si të arrij të kaloj dhe këtë muaj, pa tjetrin të shohim…
Do doja të kisha çelësin magjik për tu dhënë pak gëzim e lumturi dhe atyre njerëzve që duan të ndjekin shpresën për një jetë më të mirë nëpër takime të vogla me kandidatët. Do doja të mundesha të bëja një rishpërndarje të të mirave ndoshta…utopi! E di… Por sa shumë do doja të shihja fytyra më të buta në fotot e vërteta atje në terren…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s