Jetë këmbësori


Kam shumë kohë që dëshiroj të shkruaj për sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndaj këmbësorëve. Jam shumë e sinqertë, deri para pak kohësh nuk e vija re këtë sepse dhe unë si shumë të tjerë ndoshta më binte rrallë rradha të ecja në rrugë dhe trotuare.

Erdhi një cast në jetë dhe më duhej të shtyja një karrocë bebeje nëpër trotuare të munguar, platforma joekzistente, të kaloja mes makinash të parkuara buzë trotuarit dhe mbi vija të bardha, më besoni, ishte një përvojë shumë e hidhur.

Edhe pse kisha fëmijën të porsalindur në karrocë, për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën më duhej të prisja minuta të tëra, e nëse dikush tregohej aq i mirë sa të më lejonte të kaloja, dëgjoja pas një tjetër të paduruar që dhe nervozohej se u bë vonë për të shkuar kushedi se ku.

Shpesh e kam biseduar këtë me shumë shoqe që si unë kanë përjetuar këtë gjë jo pak herë rrugëve të qytetit tonë, i cili mund të duket i vështirë dhe stresues për drejtuesit e mjeteve por që për këmbësorët është një përbindësh.

Prandaj të dashur njerëz që qëndroni pas një timoni, ju lutem jepini përparësi këmbësorëve, ky është një akt ndaj të cilit të gjithë reagojnë me dashamirësi e buzëqeshje, e një buzëqeshje në ditët tona vlen aq shumë, sepse me një buzëqeshje të fituar keni respektuar jetën.
(Foto e realizuar nga bashkëpunimi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Vodafone)

Advertisements

2 thoughts on “Jetë këmbësori

  1. si drejtuesit e makinave, si kembesoret nuk kane nje kulture te ecuri … po ajo qe me mahnit dhe me zemeron pa mase eshte qe ka ca nena aq guximtare – te papergjegjshme – qe nxjerrin karrocen me te dashurin femije te tyre te parin ne mes te rruges pa hezitimin me te vogel, pa kokecarjen me te madhe nese ai semafori eshte i kuq a merakun qe ajo makina eshte shume shpejt a do mund te frenoje … sa here pyes me vete: moj po a e duan ato ate femije apo duan ta hedhin ne rruge me qellim ?!?!?!!?!?!?!?!?!?!?!?

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s