Një qytet për të gjithë

Midis shumë mendimeve të cilat dëshiroj të ndaj në këtë blog, ky shkrim do tí kushtohet një qyteti shumë të dashur, të vecantë, dhe të bukur. Sa herë shkoj atje, ndjenja të kundërta më përfshijnë të tërën. E ku ka më bukur, dashuri dhe zemërim… Në një rast tjetër do kisha përdorur shprehjen dashuri dhe urrejtje, por nuk mundem kurrë të shkruaj për këtë qytet dhe ta lidh me konceptin e urrejtjes. E sa për dashurinë… Nuk mendoj se ka ndonjë njeri që duke parë bukurinë e tij të mos jetë dashuruar të paktën një herë në jetë me të.

Një qytet i të kundërtave, ku bukuria e natyrës ndërthuret me shpirtin e lirë të banorëve. Një qytet ku humori dhe batutat të shoqërojnë në cdo cast, sapo thith ajrin e tij ndjen një tension që të përshkon trupin, të përfshin në mendime. Për mua nuk ka shumë rëndësi se cfarë mendon në atë cast, për mua vlen që aty ekziston gjithmonë një arsye që të të mbajë me sy hapët, me veshët gati, dhe buzëqeshjen të vizatuar në fytyrë. Ai është qyteti i të gjithëve, sepse cilido nga ne gjen një arsye për të shkuar atje të paktën një herë në jetë.



Për shumë vite kam dëgjuar mendime pro dhe kundër qëndrimit në të, herë kam qënë dhe unë në një mendim me ata që e kritikonin, e herë kam qënë kategorikisht në mbrojtje të tij, por sikur gjithë të zezat e botës të mblidheshin kundër tij, mjafton vetëm njëra që të më bëjë ta dua cdo ditë të qënies time, qytetin që na bën të gjithëve krenarë, që na priti si vetëm aty mund të të presin nga cdo vend e nga cdo skaj, me krenari por dhe dashuri, është qyteti ynë buzë detit më të bukur që lag trojet tona e për të cilin nuk do të kem ndonjëherë të gjithë fjalët e mjaftueshme për të shprehur atë që më ka bërë të jetoj sa herë kam shkuar , duke më lënë një shije unike të kripur dhe të ëmbël, një qytet i zemrës time, por dhe i të gjitha zemrave shqiptare…

(Foto L.Llukmani)
Advertisements

4 thoughts on “Një qytet për të gjithë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s